Menjëherë pas përfundimit të tubimit të mbështetsëve të opozitës kundër konstituimit të këshillit bashkiak të Shkodrës, policia ka nisur edhe shoqërimet e para të protestuesve.
Ahtu siç e kemi raportuar edhe më herët, është shoqëruar nga policia Arvit Bushati, kryetari i FRPD-së në Shkodër. Faxweb.al ka siguruar pamjet e këtij shoqërimi si dhe rezistencën e tij por edhe të protestuesve të tjerë si dhe të ish-deputetit Bardh Spahia, i cili në momentin e shoqërimit ka kërkuar nga uniformat blu kërkesën për arrestimin e Bushatit.
“Ku e ke kërkesën, zbatoni ligjin dhe mos prek njeri me dorë”– dëgjohet të thotë ish-deputeti Bardh Spahia, teksa po konfrontohet me një oficer civil policie, për të cilin shprehet se nuk ka asnjë shenjë dalluese.
Kujtojmë se Partia Socialiste dhe aleatet e saj konstituan ditën e sotme këshilltarët e rinj në Bashkinë e Shkodrës, duke zgjedhur si kryetare Brisela Kadinë, ndërkohë që Valdrin Pjetri nuk është mandatuar si kryebashkiak.
Nga ana tjetër kryebashkiakia aktuale Voltana Ademi, nuk e ka liruar zyrën e saj duke e quajtur procesin e konstituimit ilegjitim si dhe ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mbahen zgjedhjet e lira dhe demokratike.
Ndërkaq sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla përgëzoi zgjedhjen e këshilltarëve të rinj dhe shkruan se për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri “institucionet e ngarkuara nga Kushtetuta dhe ligji duhet të marrin përgjegjësitë që ju takojnë në situatën e krijuar
(F.GJ & M.Q/FAXWEB.AL)