Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në fshatin Peshkëpi, në aksin rrugor Kotë-Vlorë me pasojë vdekjen e një 60-vjeçari.
Një automjet tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga në këtë aks dhe për pasojë një shtetas i indentifikuar si Z. L, 60 vjeç ka humbur jetën, edhe pse u dërgua në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas njoftimi të Policisë, mësohet se viktima ka qenë pasagjer në makinën që ka dalë nga rruga, ndërsa është shoqëruar në ambientet e komisariatit drejtuesi i mjetit.
Informacion paraprak
Rreth orës 14:45, në aksin rrugorë Kotë-Vlorë, pranë vendit të quajtur “Shkalla Mavrovë” automjeti tip Mitsubishi, me drejtues shtetasin Ç.S., 55 vjeç, banues në Orikum, ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi Z.L., 60 vjeç, banues në fshatin Kotë, Vlorë.
60 vjeçari është transportuar në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Vlorës, por ka ndërruar jetë në spital.
Policia ka shoqëruar në Komisariatin e Vlorës drejtuesin e mjetit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme në lidhje me arrestimin e tij. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(F.GJ/FAXWEB.AL)