Është ndarë sot nga jeta në moshën 70-vjeçare gazetari dhe diplomati i njohur shqiptar, Maksim Sinemati.
Sinameti dha një kontribut të madh në rubrikën e lajmeve ndërkombëtare duke drejtuar Departamentin e Jashtëm të Agjensisë Telegrafike Shqiptare (ATSH).
Ai ka punuar dhe si diplomat në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
I ndjeri ishte vëllai i gazetarit të njohur të futbollit shqiptar Gëzim Sinemati. Porn ë harkun e pak ditëve, media shqiptare humbi katër ditë më parë Fatos Baxhakun, i cili vdiq pas një sëmundjeje të rëndë.