Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim shtetasit E.B., 49 vjeç ( administrator i një firme ) dhe P.N., 43 vjeç, ( zbatues projekti) për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Kjo pasi në fshtin Trojas, Belesh, duke punuar në ndërtimin e një banese është aksidentuar punëtori shtetasi M.N., jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, dhe po punohet për kapjen e shtetasve:
E.B., 49 vjeç ( administrator i një firme ) dhe P.N., 43 vjeç, ( zbatues projekti) pasi në fshtin Trojas, Belesh, duke punuar në ndërtimin e një banese është aksidentuar punëtori shtetasi M.N., jashtë rrezikut për jetën.