Policia e Tiranës ka arrestuar 7 persona dhe një i cili është shpallur në kërkim, pjestarë të një fondacioni që jepte kredi.
Përfitimet nga kreditë fiktive, nëpërmjet një skeme mashtrimi, në total deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro. Në pranga të policisë ka rënë drejtoresha, oficerë kredie si edhe të tjerë ndërmjetësues dhe sekserë.
Ditën e sotme Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 punonjësit. Kështu gjykata ka caktuar masën arrest me burg për punonjësit; Albana Imami, Blertina Kanani, Mihal Hanxhari, Orkida Driza, kurse për Matilda Domi dhe Esmeralda Vaso është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”.
Përfitimet nga kreditë fiktive, nëpërmjet një skeme mashtrimi, në total deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro. Në pranga të policisë ka rënë drejtoresha, oficerë kredie si edhe të tjerë ndërmjetësues dhe sekserë.
Sipas pretekstit të arrestimit të tyre dhënë nga Policia, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar elementet e veprave penale “Skemat mashtruese dhe piramidale”, “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” dhe përfitimet në total deri tani llogariten deri në 3.7 milion euro.
Ndërkohë që vazhdojnë hetimet intensive për evidentimin e përmasave të kësaj skeme mashtrimi dhe përftimit nëpërmjet këtyre kredive fiktive.
(F.GJ/FAXWEB.AL)