Një gjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin në orët e mesditës së sotme, konkretisht në 11:30 në rrugën “Myslym Shyri”, ku u raportua se një i ri është qëlluar me plumb në kokë.
Fillimisht u raportua se ai ishte një punëtor i një pallati në rikonstruksion në ambientet e të cilit ka ndodhur edhe ngjarja, por burime për Fax News dhe Faxweb.al thanë se në këtë pallat prej rreth një jave nuk po punohet.
Bëhet fjalë për një të ri rreth moshës 30 vjeç emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur, ndërkohë që edhe njoftimi i Policisë në disa raste nuk përputhet me dëshmitarëve apo njerëzve që kanë informacione për ngjarjen.
Burimet thonë se në vendin ku ka ndodhur ngjarja janë parë dy punëtorë të cilët po vendosnin një material ndërtimor brenda kantierit, ndërsa nuk janë dëgjuar krisma. Kjo shton aludimet se për plagosjen e rëndë të të riut mund të jetë përdorur edhe ndonjë armë e sofistuikuar për të mos shkaktuar zhurmë.
Ndërsa i plagosur është gjetur i vetëm pranë kantierit të ndërtimit ç’ka shton dyshimet se mund të ketë pasur ndonjë konflikt me personin tjetër që është parë me të. Për këtë arsye ka nisur puna edhe për identifikimin dhe marrjen në pyetje të personit në fjalë.
Në rastin tjetër ku policia jep informacion jo në përputhje me burimet nga brenda Spitalit të Traumës, ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të të riut për të cilën nuk jep detaje konkrete. Ndërsa burimet thonë se ndodhet nën kujdesin mjekësor me intensitet të lartë pasi gjendja e tij është tepërt e rëndë.
I riu është transportuar për në Spitalin e Traumës dhe sipas burimeve 30-vjeçari ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve pasi ka marrë një plumb në kokë dhe është në gjendje të rëndë për jetën.
Duke qenë se ende nuk është bërë e mundurzbulimi i identiteti të plagosurit, në ambientet e Spitalit të Traumës në Tiranë sikurse thonë edhe burimet nga stafi mjekësor, nuk janë paraqitur asnjë familjar i tij.
(F.GJ/FAXWEB.AL)