Vatra të mëdha zjarri janë krijuar në disa zona të vendit, të cilat janë përhapur masivisht. Në zonën e Shëngjinit zjarret po përhapen me shpejtësi duke rrezikuar edhe banesat përreth, të cilat janë shumë pranë vatrave të zjarrit.
Po ashtu ditën e sotme ka marrë flake edhe kurora e gjelbër e malit Trebeshinë në Tepelenë. Zjarrfikësit e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të thepisur. Kërkohet ndërhyrje emergjente pasi rrezikohet shkrumbimi i të gjithë kurorës së gjelbër.
Ndërkohë për këtë situatë ka edhe presindeti i vendit Ilir Meta, i cili inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.
Postimi i plotë
Reagim i Presidentit Meta për situatën e krijuar nga përhapja masive e zjarreve në Qarqet Gjirokastër dhe Lezhë
23 gusht 2019
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta është duke ndjekur me shumë shqetësim situatën aktuale të shkaktuar nga përhapja masive e zjarreve në disa qarqe të vendit, veçanërisht në Gjirokastër dhe Lezhë.
Presidenti Meta inkurajon personelin e Forcave të Armatosura dhe të Ministrisë së Brendshme, njësitë e Emergjencave Civile, si dhe drejtuesit e pushtetit vendor në këto qarqe, për marrjen e menjëhershme të të gjitha masave efektive të emergjencës, për të neutralizuar vatrat e zjarrit dhe për t’iu ndodhur pranë qytetarëve të cilët mund të rrezikohen nga përhapja masive e tyre.
Presidenti Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.