Pamje dhe informacione të tmerrshme vijnë në redaksinë e Faxëeb.al lidhur me djegien masive të pyjeve, kullotave dhe ullishteve në mbarë vendin, ndërsa ky është bërë një fenomen i përvitshëm, pasojat e të cilit mund të përshkruhen përmes videos së mëposhtme.
Mijëra turistë kryesisht nga Kosova por edhe vendas e të huaj, mbushin vijën bregdetare të Shëngjinit dhe resortet përreth, por ndryshe mbase nga herët e tjera, kur Gushtit i kanë betur edhe pak ditë, dhe pushuesit i shfrytëzojnë në maksimum, situata duket e trishtë në këtë plazh dhe qytet.
Zjarri pothuajse ka zbritur në qytet, ndërkohë që reagimi ka qenë i vonuar pavarësisht se pamjet dhe denoncimet nuk kanë fund në rrjet dhe media.
Sipas informacioneve, një pjesë e mirë e turistëve kanë ndërprerë pushimet ndërsa zjarri rrezikon edhe banesa e biznese që ndodhen pranë tij.
Në plazh dhe në det shihen shumë pak turistë sikurse janë këta fëmmijë të vegjël, ndërsa flakët kanë marrë përmasa të mëdha dhe të pandalshme.
Djegia e pyjeve në vend, jo vetëm që ka pasoja shkatërruese për mjedisin, natyrën, bimësinë dhe blegtorinë, Shëngjini na mëson se ajo është po aq shkatërrimtare edhe për turizmin.
(F.GJ/FAXWEB.AL)