16:10 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Dosja 184 po varroset”, Gjunkshi: Ja çfarë morën në këmbim Marku dhe Prela

18:39 | 23/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Dosja 184 po varroset”, Gjunkshi: Ja çfarë morën në këmbim Marku dhe Prela

Transferimi i dosjes 184 nga Prokuroria e e Krimeve të Rënda për në Prokurorinë e Dibrës, për ish-deputetin e Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi është varrosje e saj për mops ndëshkimin e ministrave dhe ish-ministrave, deputetëve e zyrtarëve të PS-së.

Prokuroria e Dibrës sipas Gjunkshit nuk i ka kapacitetet për të hetuar një dosje me rëndësi aq të lartë, ndërsa theksoi se kjo është një tentativë për varrosjen e kësaj dosjeje përpra krijimit të SPAK, tha ai gjatë një interviste në studion e lajmeve të Fax Neës.

“Kjo dosje ka 3 vjet që është hapur, dhe është PD që ka kallëzuar dhe listuar blerjen masive të votave në Dibër. Në momentin që Prokuroria e Krimeve të Rënda pranoi marrjen e përgjimeve, ku ranë rrjetë edhe Rama, Gjiknurit, Pjerin Ndreu e Ulsi Manja, në këto moment, gjithçka është e bërë sipas ligjit, por kemi përfundimin e përgjimeve, dhe ndaj këtyre elementeve që përbeëjnë krim elektoral, janë pjesë e hetimit dhe duhet të kishin shkuar përpara drejtësisë. Në këto kushte është marrë vendimi absurd dhe me urdhër të kryeprokurores, Krimet e Rënda transferojnë dosjen në Dibër, një Prokurori që nuk ka aspak burimet, shtuar kësaj edhe faktin se një prokurore që do të hetojë dosjen ka lidhje me njërin nga njerëzit e përfshirë në përgjime.

Me krijimin e SPAK-ut që merr direkt dosjet për shqyrtim, dhe për të mos i rënë në dorë personat e përfshirë me imunitet dhe pushtet, është bërë një lëvizje e tillë për ta varrosur sa më parë këtë dosje”.

Gjunkshi foli edhe për manovrat që janë ndjekur për tranferimin e dosjes, kush e ka bërë dhe për çfarë arsyaesh.

“Prokurori aktual i çështjes i cili në shkelje të afateve kohore, tregon se kjo dosje nuk bën për të pasi nuk bën elemente të veprës kriminale dhe mound ta hetojë një prtokurori lokale. Të drejtën për ta gjykuar pas 2 vjetësh e ka prokuroria e Përgjithshme, ndërkohë që edhe ky afat ka mbaruar. Të gjithë ata që i kanë shërbyer pushtetit me këtë dosje, duke bërë të pamundurën për ta manipuluar, kjo prokurori është plotësisht e paaftë. Kemi një spostim dhe hedhje të topit duke e pasur nga niveli i parë në nivelin e dytë, pavarësisht se ka prokuror mjaft profesionistë dhe të aftë Prokuroria e Dibrës.

Prokuroria u duk sikur u vendos në lëvizje duke marrë në pyetje fillimisht disa persona. A ishte serioze hetimi i kësaj dosjeje?

“Publikimi është bërë në një nga gazetat më prestigjioze gjermane. Fillimisht kryeministri nuk foli, pastaj autorin e denoncimit kërkoi ta ndëshkonte në shtetin gjerman. Këtu jemi përballë fakteve të pakundërshtueshme. Nuk e kuptoj se çfarë duhet të prodhojmë më tepër për të kuptuar se në çfarë situate jemi, kur vetë kryeministri motivon dhe mbështet manuipulimin dhe marrien në kontroll të situatës”.

Si ta interpretojmë deklaratën e Bashës për Markun dhe Prelën kur tha se do të marrin përgjigjen ligjore njësoi se prokurorja speciele e MAqedonisë së Veriut?

“Natyrisht që kanë marrë një shpërblim nga e gjithë kjo. Prokurorja e Krimeve të Rënda kërkon që të kalojë vettingun dhe të emërohet në SPAK, ndërsa prokororja e përkohshme kërkon të marrë një mandate të plotë 7-vjeçar si kryeprokurore. Dhe në kuadër të këtyre llogarive favorizojnë mazhorancën. Por të gjitha shkeljet ligjore të tyre një ditë do të zbulohen dhe autorët do të ndëshkohen. Ne kërkojmë rikthimin e dosjes dhe hetimit të saj nga Krimet e Rënda”

Lidhur me aksionin e opozitës, çfarë pritet të ndodh?

“Jemi në kushtet të ekzistencës së një shteti. Do të nis gjithçka aty ku ndaluam. Elementi i vetëm që ka qytetari sot në dorë kundër këtyre padrejtësive është protesta. Por fatkeqësisht disa demokratë atje në Dibër që protestojnë shenjohen me snajpër ndërsa kriminelët bredhin rrugëve.

Shumë shpejt ashtu sikurse për Valdrin Pjetrin, edhe për Agim Kajmakun do të ketë zbulim të fakteve të tjera, njësoj siç po grumbullohen edhe për kryebashkiakët e tjerë. Ju bëjmë  të ditur se edhe në Dibër duke filluar që të kryetari i këshillit bashkiak deri të anëtari më i thjeshtë kanë lidhje me krimin dhe vijnë nga kategoria kriminale, që të gjithë i njohin por faktet do ti bëjmë publike që ti njohi edhe Rama”, tha Gjunkshi në Fax Nëës.

Ish-deputeti foli edhe për situatën e rëndë që ka të bëjë me zjarret që kanë pushtuar vendin ditët e fundit, ku bëri thirrje që të përdoren të gjitha kapacitetet përfshirë edhe ushtrinë. Por arsyetoi se sa emergjencat civile nuk kanë financime dhe buxhet për të bërë asgjë.

https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/900998746929277/

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Xhemal Gjunkshi
Pas

Rama nxjerr qëndrimin e Ilire Vincës për Teatrin: Çfarë do të sillte krijimi i tij për aktorët dhe audiencën

Para

Çmenduri/ Lionel Messi firmos në Kategorinë e Tretë norvegjeze!

Para
Një ‘Messi’ tjetër po rritet në Gjermani, ja ç’u bën kundërshtarëve (VIDEO)

Çmenduri/ Lionel Messi firmos në Kategorinë e Tretë norvegjeze!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Polici dhunoi kamarierin në Vlorë, reagon Rama: Përjashtimi nga detyra është vetëm masa e parë, do përballet me drejtësinë sapo të dalë nga spitali

Lufta me zjarret në Bulqizë! Operacione nga ajri dhe toka, qytetarët: Jemi gjitha natën pa gjumë mos riaktivizohen

FOTO/ Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Këto janë pamje nga çdo lagje të Tiranës

U konflikuan në spitalin e Fierit, policia arreston dy të rinjtë

Uri ekstreme/ Programi Botëror i Ushqimit: Një e treta e palestinezëve në Gaza nuk kanë ngrënë prej ditësh

Ngacmoi seksualisht vajzën e tij të mitur, arrestohet 55-vjeçari në Lezhë

Operacioni anti-drogë i SPAK, GJKKO liron një prej te arrestuarve, u ndalua gabimisht. Konfirmohen masat për 5 të tjerët

Situata e zjarreve/ Kryeministria jep të dhënat për çdo qark: 2 helikopterë hungarezë dhe 2 Canadair operuan në Vlorë

Bashkia e Tiranës thirrje qytetarëve: Raportoni zaptimet e hapësirave publike në “Tirana Ime”

Fëmijë dhe të rritur në panik/ Goma mori flakë, pasagjerët e American Airlines evakuohen nga avioni përmes rrëshqitëses së emergjencës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.