11:48 | 09/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Viktimat e regjimeve totalitare, Basha zotohet për 3 angazhimet kyçe

20:33 | 23/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Lulzim Basha deklaratë për shtyp: Zgjedhjet farsë na bënë më të fortë, Ramës i dolën djersët e ftohta

Sot është Dita Europiane të Viktimave të Regjimeve, dhe në këtë kuadër, kreu I PArtisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale, është shprehur se se sot është rilindur krimi dhe janë “rilindur” po ashtu persekutorët, si dikur.

Basha thekson më tej se kryeministri, Edi Rama ka gjithë pushtetin me vete ndërkohë që zotohet se e keqja në pushtet do ndalet me çdo kusht.

“Në këtë ditë kujtese, rikonfirmoj në emër të Partisë Demokratike, së bashku me ndjesën që nuk kemi arritur të bëjmë gjithçka nevojitet për nderimin e sakrifices së të përndjekurve politikë, për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të ekzekutuar pa gjyq, vendosmërinë tonë që në Parlamentin e dalë nga vota e lirë do të miratojmë ndër aktet e para:

– ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, dhe nderimin për xhelatët e diktaturës, që kanë për qëllim të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës dhe rezistencës për liri.

– nderimin e viktimave të komunizmit, për të sprapsur revanshin komunist, i cili u rilind dhe u materializua, me vendimin kriminal për të hequr dhe kufizuar dëmshpërblimin për pasardhësit e të ekzekutuarve.

– angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe heshtrat e të cilëve nuk gjenden”, shkruan Basha.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Për mos të harruar…

Sot mbarë Europa kujton Viktimat e regjimeve totalitare. Askush nuk ka paguar një çmim më të lartë për lirinë në Europë, se sa shqiptarët. Sakrifica e shqiptarëve përkthehet në mijëra të ekzekutuar me dhe pa gjyq, për liri, për demokraci, për dëshirën për të ndërtuar një shoqëri të respektit për dinjitetin njerëzor, sipas normave dhe vlerave europiane, për fjalën e lirë, për besimin në Zot.

34,135 shqiptarë janë burgosur dhe dënuar për arsye politike.

59,009 qytetarë u internuan në kampe përqendrimi.

7.022 prej tyre vdiqën prej trajtimit shatazarak.

984 persona kanë vdekur në burgjet e regjimit.

6.027 burra dhe gra, djem dhe vajza u ekzekutuan me dhe pa gjyq gjatë diktaturës.

Nga torturat dhe dënimet e kohës, 308 persona kanë humbur aftësitë mendore gjatë qëndrimit në burgjet e komunizmit.

Krimi komunist shqiptar është krimi më i rëndë komunist në Europë, por akoma më e rëndë se ky krim, është zhdukja e gjurmëve të krimit. Mosgjetja e eshtrave të mbi 4500 të ekzekutuarve me dhe pa gjyq, ka në themel kompleksin e xhelatëve, për të zhdukur bashkë me kundërshtarët e tyre politikë, edhe gjurmët e krimit të tyre.

Kujtesa dhe nderimi për sakrificën e atyre që kanë kontribuar për lirinë dhe kombin, e lartëson një komb. Harresa dhe mosmirënjohja janë rruga drejt shkatërrimit të shoqërisë dhe vlerave bazë të familjes, kombit dhe Atdheut.

Në këtë ditë kujtese, rikonfirmoj në emër të Partisë Demokratike, së bashku me ndjesën që nuk kemi arritur të bëjmë gjithçka nevojitet për nderimin e sakrifices së të përndjekurve politikë, për gjetjen dhe nderimin e eshtrave të të ekzekutuar pa gjyq, vendosmërinë tonë që në Parlamentin e dalë nga vota e lirë do të miratojmë ndër aktet e para:

– ndalimin dhe kriminalizimin e simboleve të komunizmit, dhe nderimin për xhelatët e diktaturës, që kanë për qëllim të fshijnë çdo kujtesë të sakrificës dhe rezistencës për liri.

– nderimin e viktimave të komunizmit, për të sprapsur revanshin komunist, i cili u rilind dhe u materializua, me vendimin kriminal për të hequr dhe kufizuar dëmshpërblimin për pasardhësit e të ekzekutuarve.

– angazhimin ligjor dhe financiar për gjetjen dhe nderimin e të ekzekutuarve pa gjyq që sot janë pa varr dhe heshtrat e të cilëve nuk gjenden.

Drejtësia nuk mund të vijë nga persekutorët e rilindur. Shqipëria është vendosur nën një tjetër diktaturë të krimit. Për pushtetin dhe pasurimin e tij të paligjshëm Edi Rama ka kthyer policinë politike, prokurorinë dhe drejtësinë private dhe burgosjet dhe gjygjet politike. Ndërkohë kriminelët dhe pushtetarët hajdutë janë mbi ligjin gëzojnë pandëshkueshmëri dhe mbrojtje nga Edi Rama.

Kjo e keqe do të ndalet me çdo kusht e me çdo çmim dhe shqiptarët e bashkuar do ta fitojnë betejën për vlerat themelore të demokracisë, votën e lirë, dhe nderimin e trajtimin dinjitoz të të përndjekurve politikë dhe të gjithë shqiptarëve të ndershëm.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

VIDEO/ Fjalimi prekës i Alizotit: Bijtë e baballarëve janë të bijtë e baballarëve, thirrja ime për demokratët

Para

“Të vdekurit fitojnë gjithmonë, ndonjëherë të gjallët duhen kërkuar mes tyre”

Para
“Të vdekurit fitojnë gjithmonë, ndonjëherë të gjallët duhen kërkuar mes tyre”

"Të vdekurit fitojnë gjithmonë, ndonjëherë të gjallët duhen kërkuar mes tyre"

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dështon tentimi i 44’të i konstituimit të Kuvendit të Kosovës

Skandal në Kinë! Mbi 200 fëmijë rezultojnë me nivele të larta plumbi në gjak, kopshti përdori bojë si ngjyrues ushqimor

“Reformë e re ligjore për kontrollin dhe zhvillimin e territorit”, Rama:Fund abuzimeve me tokat dhe lejet me shkelje

Shkodër /Arrestohen babë e bir për kultivim të bimëve narkotike në fshatin Drisht

​Vdekja e 27-vjeçarit në Kosovë, Kurti kërkon hetim të shpejtë për zbardhjen e rastit

Shpërthejnë protestat në Malin e Zi, shkak dhënia e çmimit prestigjioz shkrimtarit Beqir Vukoviq, i njohur si mohues i kombit malazez

Mbrojtja Civile e Hamasit: 20 të Vdekur në Sulmet Izraelite në Gaza Gjatë Natës

FOTO, ja kush është 23-vjeçari që u gjet i pajetë pranë liqenit të Shkopetit

Manëz, Durrës /Arrestohet 37-vjeçari që u kap në flagrancë duke kujdesur për bimë narkotike, asgjësohen 150 rrënjë Cannabis Sativa

Moska kryen sulm rekord me dronë në Ukrainë pasi Trump kritikoi presidentin rus

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.