Një 24-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në afërsi të fshatit Çerven në autostradën Levan-Tepelenë. Një autoveturë është përplasur me një motor. Për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i motorrit.
Fax web mëson se viktima është identifikuar si Flamur Tahaj, 24-vjeç nga Gorishova.
Pëprlasja ka ndodhur midis një mjeti Mercedes me targa FR 07 90 P dhe një motor me targa greke. Autovetura ka përfunduar në kanal ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Informacioni paraprak
Sot rreth orës 10:15 në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kafaraj”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasi K.Z, është përplasur me një motorçikletë.
Për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorçikletës, i cili nuk është identifikuar ende.
Policia po punon për kapjen e drejtuesit të mjetit i cili ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendngjarja.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e kësaj ngjarje.