Gazetari serb Stefan Cvetkoviq, disa orë më parë në profilin e tij në Facebook, ka publikuar një video në të cilën shihet ish-presidenti i Republikës Federale të Jugosllavisë Slobodan Milosheviç, siç thuhet, përpara transferimit nga Tuzla (Bosnjë dhe Hercegovinë) në Hagë, në vitin 2001.
Sipas mediave serbe, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë se si Millosheviçi po hynte në një dhomë, siç pretendohet, në një bazë ushtarake amerikane në kampin “Eagle” në Bosnje dhe Hercegovinë, fillimisht i shoqëruar nga një person me uniformë ushtarake.
Në një moment, ai ngrihet dhe qëndron me oficerin përballë një personi të panjohur, pastaj ulet për pak kohë dhe vazhdon të ecë nëpër dhomë.
Gjithashtu, videoja (01:42) tregon se si Millosheviq është ende duke biseduar me njerëzit që janë me të në dhomë, kështu që në një moment ai merr një cigare.
Më pas, pamjet tregojnë gjithsej tre persona me uniformë dhe një oficer policie që nga fillimi i regjistrimit.