20:37 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Zjarri në karburantin në Lezhë, shkon në 6 numri i të plagosurve (Video+Detajet)

23:07 | 24/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Zjarri në karburantin në Lezhë, shkon në 6 numri i të plagosurve (Video+Detajet)

Dy shpërthime të fuqishme janë dëgjuar para pak minutash në autostradën Lezhë-Laç, në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Shënkollit”  nga ku më pas, janë parë flakë të dendura që kanë përfshirë një pikë karburanti.

Na informacionet bazuar në burimet për Faxweb.al bëhet me dije se janë plagosur të paktën 6 persona njëri 1 të cilëve janë nisur drejt repartit të djegieve në Spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa 5 të tjerë janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Lezhës për të marrë ndihmë mjekësore.

Personat që ndodhen në Spitalin e Lezhës raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën ndërsa për personat që janë nisur drejt Tiranës thuhet se gjendja e tyre është e rëndë. Ndërsa mësohet gjithashtu se fillimisht ka shpërthyer autoboti i karburantit por nuk specifikohet nëse zjarri ka prekur edhe pikën e karburantit pasi autoboti ka qenë i parkuar dhe i mbushur me lëndë gazi. Vendi ku ndodhet karburanti ka pranë edhe një restorant por nuk dihet nëse nga personat e plagosur ka edhe nga stafi i tij.

Gjithashtu pranë karburantiot ka edhe banesa banorët e të cilave kanë nisur të evakuohen. Ndërsa nga njoftimi zyrtar i autoriteteve mësohet se situata është vendosur nën kontroll.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, ndërsa shërbimi i zjarrëfikëses po punon për shuarjen e flakëve.

“Zjarrfikset kane vene nen kontroll zjarrin te karburanti. Eshte shmangur plotesisht rreziku i perfshirjes nga flaket i depozitave te karburantit. Nga shperthimi i bombules se gazit ne karburant jane lenduar 6 persona.. Njeri prej tyre po transportohet per ne Tirane ne repartin e djegies.

5 te plagosurit e tjere jane jashte rrezikit per jeten.  Zjarrëfikësit po punojnë për elemimin e plotë te zjarrit. Sherbimet e policise kane vendosur perimeter sigurie dhe kane larguar  gjithe njerezit perrreth  karburantit”, njofton policia.

Nuk dihet momentalisht rreth dëmeve materiale që janë shkaktuar por gazetari i Fax News,  Martin Marku raporton paraprakisht se disa makina të cilat ndodheshin të parkuara janë dëmtuar, përveç materialeve që i përkasin biznesit në fjalë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: 6 te plagosurlezhezjarr ne piken e karburantit
Pas

Pika e karburantit pushtohet nga flakët, 3 persona të plagosur

Para

Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Para
Moskokëçarës dhe pa kompromise, cilat janë shenjat më të pavarura të horoskopit

Njihuni me parashikimin e yjeve për ditën e sotme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.