Atletico Madrid ka mundur 1-0 Legeane-s në transfertë dhe ka marrë fitoren e dytë në djavët e para të La Liga-s.
Ashtu si në ndeshjen e parë kundër Getafe-s, edhe këtë herë skuadrës së Simeone-s i ka mjaftuar vetëm një gol.
Gol që është shënuar nga Vitolo në minutën e 71-të, pas një aksioni të bukur individual të Joao Felix në krahun e djathtë.
Ylli portugez i madrilenëve është bërë lojtari më i ri, 19 vjeç e 289 ditë, që ka dhënë një asist në këtë sezon të La Liga-s.
Atletico ka kapur Sevilla-n në kreun e renditjes së La Liga-s, ndërsa Leganes mbetet në vendin e fundit.