Një person ka kërcyer nga kati i parë nga Komisariati i Policisë në Prishtinë. Kjo ka ndodhur pas intervistimit të ti ku me të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka kërcyer nga dritarja me qëllim të arratiset nga organet e rendit.
Me anë të një njoftimi zyrtar, policia ka bërë të ditur se personi i dyshuar është arrestuar dhe intervistuar për dhunë në familje sepse kishte sulmuar nënën e tij, por ndërkohë, pavarësisht përpjekjeve të befasishme për t’u arratisur ai tani më është nën kontrollin e policisë.
“Rreth orës 19:00 një person i dyshuar ka kërcyer nga kati i parë saktësisht nga zyra e intervistimeve të stacionit qendra në Prishtinë. I njëjti pas intervistimit më të kuptuar se do të dërgohet në qendrën e mbajtjes, ka arritur që të kërcej nga dritarja me qëllim arratisje nga organet e rendit. Personi ka pësuar lëndime trupore, dhe pas ofrimit të ndihmës së parë, i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, njofton Policia e Kosovës.
Policia thotë se menjëherë ka njoftuar zyrtarët nga Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët do të merren me hetimin dhe sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me këtë rast.
(F.GJ/FAXWEB.AL)