Greqia nuk po kalon një moment të mirë me kombëtaren e tyre, pasi rezultatet janë zhgënyese në ndeshjet eliminatore të kampionatit europian, por sërish mjafton për të thithur futbollistët shqiptarë. I radhës është Mario Vrushaj, i cili e ka ndarë mendjen dhe do t’i bashkohet skuadrës greke për ndeshjet eliminatore kundër Finlandës dhe Lihtenshtejnit.
Vrushaj u kërkua me ngulm nga Shqipëria dhe Greqia, por futbollisti me origjinë shqiptare që luan në Holandë me skuadrën e Willem II e ka ndarë përfundimisht mendjen. Ai i është bashkuar skuadrës helene për dy ndeshjet e radhës dhe me shumë mundësi do të digjet nga trajneri John van ‘t Schip duke u aktivizuar qoftë dhe një minutë.
Një tjetër emër që la Shqipërinë dhe iu bashkua Greqisë është Fiorin Durmishaj, ky i fundit luajti dhe me shpresat tona. Ai nuk ka marrë thirrje nga trajneri holandez, ndërsa karriera i ka marrë për poshtë, pasi nuk po luan as te Olympiakos.