Balerina e njohur, Alba Hoxha, është kthyer prej kohësh tashmë në një ndër personazhet më të njohur në showbizin shqiptar e cila është komentuar shumë gjatë për jetën e saj private dhe për lidhjen me koreografin Albi Nako.
Ajo siç dihet prej disa kohësh nuk është më pjesë e grupit të Albit dhe prezanton motin në Klan. Siç duket këtë vit balerinën ndryshe nga pjesa tjetër e grupit nuk do ta shohim më në spektaklin ‘Dance with me’, pasi tashmë ka marrë një post të ri në televizionin e njohur.
Alba ka publikuar së fundmi një video ku shihet së bashku me balerinat e emisionit “Stop” teksa po xhirojnë. “Statusi i ri, koreografja e Stopit”, ka shkruar Alba ne video duke treguar se tashmë do të jetë koreografja e emisionit investigativ.