12:17 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas disa orësh, gjendet turisti polak që u rrëzua në Theth

22:00 | 29/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pas disa orësh, gjendet turisti polak që u rrëzua në Theth

Pas disa orë kërkimesh gjendet turisti polak i cili ishte aksidentuar në majën e Harapit në Theth.

Banorët po bëjë transportin e tij drejt qendrës shëndetësore me Theth por terreni është tejet i vështirë.

Problem mbetet gjendja shendetesore e turistit. Raportohet se aktualisht në Theth nuk ka mjek, ndërkohë që gjendje e tij është e rënduar.

Turisti u rrëzua pasditen e sotme (rreth orës 19:00). Për shkak të terrenit të vështirë ishte e pa mundur ndërhyrja e menjëhershme. Kanë qenë banorët ata që kanë lajmëruar emergjencat.

Informacioni i Policisë:

Policia e Shkodrës dhe banorët e zonës i vijnë në ndihmë turistit polak

Rreth orës 19.00, shtetasi W. M., 20 vjeç, turist nga Polonia, duke eksploruar zonën e Thethit, ka dëmtuar këmbën në disa shkëmbinj në majën e Harapit, në Theth Shkodër.
20-vjeçari ka njoftuar në numrin 112 duke kërkuar ndihmë, pasi nuk ecte dot për shkak të dëmtimeve të marra në këmbë.
Për shkak të orës së vonë dhe errësirës, ishte i pamundur dërgimi i helikopterit dhe në këto kushte punonjësi i policisë së zonës Theth ka njoftuar banorët, të cilët së bashku me Policinë janë vënë në kërkim të turistit.

Rreth orës 21.30, banorët e zonës së bashku me punonjësin e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e turistit polak, si dhe transportimin e tij deri në rrugën e makinës. Më pas 20-vjeçari është transportuar me autoambulancë në qendrën shëndetësore të Thethit dhe pas ndihmës së parë mjekësore rezultoi se nuk ka asnjë problem për jetën dhe as dëmtime serioze fizike.

Turisti polak W. M ka falënderuar banorët e zonës dhe policinë që i erdhën në ndihmë duke i shpëtuar jetën.

Policia e Shkodrës gjen rastin të falënderojë edhe njëherë banorët e zonës së Thethit, të cilët i janë përgjigjur thirrjes së Policisë në çdo rast që u është kërkuar për t’u ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve të huaj, duke treguar dhe përcjellë tek ata vlerat më të mira të vendit tonë.

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: gjendetturisti polak
Pas

FOTO/ Kush janë shqiptarët e arrestuar, të përfshirë në trafikun e kokainës nga Ballkani në Itali (Emrat)

Para

JLO provokon me format e saj bombastike, ky mashkull nuk ia ndan sytë

Para
JLO provokon me format e saj bombastike, ky mashkull nuk ia ndan sytë

JLO provokon me format e saj bombastike, ky mashkull nuk ia ndan sytë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Erdogan: Veprimet e Teheranit janë mbrojtje legjitime

“Sulmi ndaj Iranit me “ChatGpt?”/ Izraeli vite të tëra përgatitje, përdori spiunë dhe dronë inteligjentë

Një në katër emigrantë do të largohet nga Gjermania

Përshkallëzohet konflikti Izrael-Iran/ Papa Leo XIV citon Papa Françeskun: Lufta është gjithmonë një disfatë

Tjetër masakër në Gaza, ushtria izraelite vret 59 civilë pranë qendrave humanitare

Jeta vazhdon edhe në luftë/ Nëna sjell në jetë trinjaket në një spital nëntokësor në Iran

Kapet nga Policia Kufitare një shtetas në kërkim për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Zjarr në tre kontejnerë banimi në Shkodër, shërbimi zjarrfikës dhe policia në ‘luftë’ me flakët

U vodhën qytetarëve europianë 15 mln euro përmes mashtrimin e call Center, GJKKO dënon Jusel Micin dhe Mendim Domim

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Ministria e Jashtme e Kinës: Janë evakuuar 791 qytetarë nga Irani dhe Izraeli

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.