03:58 | 13/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Premtoi 2000 euro për atë që do të thyente memorialin, reagon Eduart Ndocaj

12:10 | 30/08/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Premtoi 2000 euro për atë që do të thyente memorialin, reagon Eduart Ndocaj

Disa orë pas ngjarjes që ka ndodhur tek Parku i Liqenit në Tiranë, ku u dëmtua memoriali në nderim të viktimave në grushtin e shtetit në Turqi, ka reaguar edhe ish-deputeti Eduart Ndocaj, i cili kujtojmë se përpara disa kohësh ka deklaruar se ai që do të bënte një veprim të tillë, do të merrte prej tij shumën prej 2000 eurosh.

Ndocaj shprehet se e përshëndet këtë “veprim të shqiptarëve të vërtetë të cilët me guximin e tyre të përligjur nga provokimi i ndjenjës kombëtare reaguan duke dëshmuar mosnëpërkëmbjen e identitetit kombëtar nga politika filoturke e Tiranës”.

Ai vijon më tej duke thënë se apelon prokurorinë të mos ndërmarrë asnjë proces ndaj autorëve duke e cilësuar vendosjen e memorialit si një provokim dhe cënim që u është bërë shqiptarëve, duke shtuar se në akuzë duhet thirrur “lejedhënësi”

Reagimi i plotë:

Të dashur bashkëpatriotët e mi!

Sot, teksa dëgjojmë përmes medias për aktin patriotik dhe civil të thyerjes së memorialit turk tek Kodrat e Liqenit, unë përmes këtij qëndrimi dua të përshëndes, këtë veprim të shqiptarëve të vërtetë, të cilët me guximin e tyre të përligjur nga provokimi i ndjenjës kombëtare reaguan duke dëshmuar mosnëpërkëmbjen e identitetit kombëtar nga politika filoturke e Tiranës.

Solidarizohem me ndjenjën dhe veprimin e tyre patriotik, si dhe apeloj policinë dhe Prokurorinë të mos ndërmarrë asnjë proces ndaj autorëv, sepse në kuptimin e plotë, autorët e atij akti janë të gjithë shqiptarët e vërtetë. Prandaj, u kërkoj këtyre instancave të qëndrojnë larg procedurave që akuzojnë individë të caktuar, si dhe ta trajtojnë rastin me prioritetin e një cënimi dhe provokimi që iu është bërë shqiptarëve, dhe të thërrasin nën akuzë lejedhënësin e memorialit!

Rroftë Shqipëria!

 Me respekt për shqiptarët e vërtetë që e duan Shqipërinë të lirë dhe sovrane!

Eduart Ndocaj

Kujtojmë se ish-deputeti, i njohur për publikun me nofkën “kaubojsi” ka dalë me një premtim të bujshëm, për prishjen e memorialit turk, që u vendos në Tiranë.

Gjatë një interviste, ish deputeti ka deklaruar se paguante 2000 euro për atë person që rrëzon memorialin.

“Unë kam vendos 200 euro kur e prish atë pllakë, jap dy mijë euro dhe noromalisht do të ruhet anonimiteti.”– u shpreh Ndocaj.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: eduart ndocajmemoriali turk
Pas

Pse iu anulua vizita Edi Ramës në Kanada pak ditë para forumit ekonomik (Letra e 17 shqiptaro-kanadezëve drejtuar organizatorëve)

Para

Gruaja e Saimir Tahirit poston foton me djemtë, zbulon për herë të parë portretin e Golikut të vogël

Para
Gruaja e Saimir Tahirit poston foton me djemtë, zbulon për herë të parë portretin e Golikut të vogël

Gruaja e Saimir Tahirit poston foton me djemtë, zbulon për herë të parë portretin e Golikut të vogël

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ndihmës Sekretari i Shtetit arrin në Kosovë, SHBA thekson prioritetet për stabilitet dhe zhvillim rajonal

Shkodër – Gjetet pa shenja jete në makinë, dyshohet për arrest kardiak

Arrihet marrëveshja historike! Franca bie dakord për krijimin e shtetit të ri “Kaledonia e Re”

Dhjetëra deputetë britanikë letër qeverisë: Të njohim Palestinën si shtet!

Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman në Shqipëri! Berisha: Mik i shquar i ditëve më të vështira të shqiptarëve

Panik në ajër, avioni i nisur nga Kroacia përfshihet nga flakët mbi Itali

Sllovakia synon të arrijë marrëveshje me BE-në për ndërprerjen e furnizimeve me gazin rus, Fico: Kemi afat deri të martën!

Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Serbët, provokime në Srebrenicë/ Në ditën e përvjetorit, vendosin muzikë nacionaliste!

Rusia paralajmëron kundër aleancës së sigurisë që synon Korenë e Veriut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.