Ish drejtori i agjencisë së Shërbimit dhe Mirëmbajtjes, në Gjirokastër, Armand Mamani është arrestuar ditën e sotme. Mesohet se Armand Mamani, akuzohet për shpërdorim detyre.
Një subjekt privat u zbulua nga kontrollorët e OSHEE dje teksa ishte duke shfrytezuar energji elektrike nga godina e drejtorisë së Agjencisë së Trajtimit Social që ndodhet në Pazarin Karakteristik.
Pronarja e këtij subjekti privat dje është shoqëruar në polici dhe ka dhënë shpjegime që energjinë e merrte me lejen e Armand Mamanit. Gruaja pas dëshmise ka lënë policinë dhe më pas është arrestuar Mamani. Arrestohet edhe pronarja e lokalit me inicialet L.B. 53 vjeçe.
Armand Mamani ka qenë kryetar i degës së LSI para dy vitesh në Gjirokastër. Ndërkohë policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkeljeve të tjera të mundshme nga Mamani.
(M.Q/Faxweb.al)