15:30 | 25/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Festat e çmendura të shqiptarëve në burgjet angleze”/ Daily Mail publikon videon brenda qelive

10:56 | 02/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Festat e çmendura të shqiptarëve në burgjet angleze”/ Daily Mail publikon videon brenda qelive

“Zotërit e krimit janë duke u tallur me qeverinë që shpenzon 100 milionë paund për të rritur sigurinë në burgje”.

Kështu nis një tjetër shkrim që agjensia britanike e lajmeve “Daily Mail”, i ka kushtuar faktit që të dënuarit shqiptar në burgjet angleze përdorin lirshëm celularët brenda qelive dhe komunikojnë jashtë hekurave, si të ishin në liri të plotë.

Një hetim i Daily Mail, identifikoi të paktën shtatë të burgosur të cilët përdorin celularë dhe janë të azhurnuar me median sociale në muajin e kaluar.

Media britanike thotë se ndër personat e identifikuar që e bëjnë këtë gjë, “është edhe një baron droge shqiptar, i dënuar me 12 vjet heqje lirie për drejtimin e një bande që trafikonte kokainë dhe kanabis. Ai përdor telefon në burg, duke postuar video live në Facebook. Postimet e tija shihen deri nga 70,000 njerëz”.

Në një postim të këtij “baroni droge” që ka parë Daily Mail javën e kaluar, shqiptari shkruan “Zjarr në qeli”.

“Në video, ai filmon veten dhe të burgosurit, të cilët shihen me celularë në duar teksa janë duke kërcyer dhe qeshur”, shkruan Daily Mail, e cila nënvizon se këto festa janë çdo të shtunë në burg.

Pas publikimit të Daily Mail, Ministria e Drejtësisë tha se llogaritë e medieve sociale të përdorura nga shtatë të burgosurit ishin të mbyllura. Telefonat u konfiskuan dhe të burgosurit po përballen me ndëshkime. Trafikanti i kokainës Ndriçim Musaj u burgos për nëntë vjet në gusht të 2016, pasi oficerët i sekuestruan një mitraloz dhe drogë me një vlerë prej 6.4 milion paund. Por muajin e kaluar ai postoi një fotografi të vetes në faqen e tij në Facebook të ulur në një stol në kopshtin e burgut me titullin ‘Ndjehem mirë’, ’së bashku me një emoji të një fytyre të buzëqeshur.

Ai i tha një reporteri nga Facebook se ishte ‘në burg’ dhe madje me krenari i dërgoi një shkrim gazete për dënimin e tij për trafikun e drogës. I pyetur se sa kushtoi të futej një telefon në burg, ai tha: ‘1.500 paund’./Përkthyer nga Daily Mail/

https://videos.dailymail.co.uk/video/mol/2019/08/30/7524637557779154638/640x360_MP4_7524637557779154638.mp4

Drug dealer Ariolt Kuka (right) poses with his cellmate. The inmate boasted to his followers: 'Every Saturday we have a party like this'

Slap-up meal: Resul Rahova with plates of junk food in a picture posted on Facebook with the caption: 'Happy Eid to all of you'

Etiketa: daily mail
Pas

‘I kam parë me sy arkivolet e fëmijëve’, Ustai i ndërtimit rrëfen çfarë zbuloi më 1988: I thashë drejtorit…

Para

Emrat/ Djali vret me sëpatë në kokë të atin, arratiset nga vendngjarja

Para
E rëndë/ Vetëhidhet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetë i moshuari

Emrat/ Djali vret me sëpatë në kokë të atin, arratiset nga vendngjarja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kina i jep mbështetje konferencës së OKB-së për Palestinën në përpjekje për të promovuar zgjidhjen me dy shtete

49 të vdekur nga rrëzimi i aeroplanit të pasagjerëve në Rusi

USAID-i nuk gjen prova se Hamasi ka vjedhur ndihmën e financuar nga SHBA-ja

Maratona Kombëtare dhe Ndërkombëtare në Pogradec, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Fier/ Zbulohet parcelë me 190 bimë kanabis në Çipllakë, arrestohet 41-vjeçari që i kishte kultivuar

Gjirokastër/ I preu rrugën dhe u përplas me autoambulancën që transportonte pacientin e sëmurë te ‘Ura e Kardhiqit’, arrestohet shoferi 66-vjeçar

Izraeli arreston Myftiun e Madh të Jerusalemit, Mohammad Hussein

Sherri mes turistëve italianë në Sarandë, dy grupet përleshen dhunshëm në mes të kalimtarëve

Tentoi të nxirrte nga Shqipëria mbi 48 mijë euro pa i deklaruar, e pëson 54-vjeçari

Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, procedohen penalisht 2 persona

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.