Agron Llakaj në mesin e personazheve të njohur që zgjedh në imitojë në punën e tij si aktor ka pikasur edhe me rolin e juristes Eni Çobani.
Drejtuesja e rubrikës shumë të ndjekur “Shihemi në gjyq” te “E diela Shqiptare”, është pyetur për ndjesinë e saj kur sheh aktorin ta imitojë në “Al Pazar”. Eni ka qenë e ftuar në emisionin “Treshat” në Tring dhe për këtë temë është pyetur nga gazetarja Bora Zemani.
“A të bën të qeshësh Agron Llakaj”, u pyet juristja e cila u përgjigj me një fjalë të vetme dhe prerazi “Jo”, duke nënkuptuar kështu se ajo nuk e kupton dot rolin dhe humorin që Llakaj bën me personazhin e saj.
Ndonëse edhe më herët Eni e ka shprehur pakënaqësinë nga imitimit që i bëhet nga humoristi, duket se ende nuk ka “bërë paqe” me të siç u tha se ndodhi gati 1 vit më parë.