Ajo është një nga vajzat më të ëmbla të ekranit, e cila gjithmonë është treguar tepër e rezervuar kur vjen puna tek jeta private.
Bëhet fjalë për Nevina Shtyllën, e cila publikut dëshiron t’i tregojë veç anën profesionale, por sot falë gjithë kësaj tekonologjie është e vështirë që asgjë tjetër mos të zbulohet. Së fundmi Nevina është fotografuar në plazhet e jugut ku po kalon disa ditë relaksi me të dashurin e saj.
Theksojmë se vetëm pak kohë më parë u bë publike lidhja e saj e dashurisë, me djaloshin që quhet Arbër Myftari dhe është jurist.
Çifti bashkëjeton prej gati një viti.