Paraditen e sotme është mbledhur konferenca e Kryetarëve, ku është diskutuar në lidhje me sesionin e ri parlamentar që do të nisë pasditen e sotme.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se është diskutuar lidhur me kalendarin e punimeve të Kuvendit, ku në seancën e datës 12 Shtator ritet që të diskutohet në lidhje me dekretet e presidentit Meta, 4 prej tyre. Ndërkohë që 5 të tjerë do të diskutohen në seancën e datës 19 Shtator.
Deputetja e opozitës Rudina Hajdari ka kërkuar që tiu jepet përparësi këtyre dekreteve, të cilat sipas saj duhet të shqyrtohen me kujdesin më të madh.
Mes ligjeve të kthyera në Kuvend nga Meta, janë dhe ato për koncensionet e rrugëve Milot-Baldre apo Orikum-Dukat, që sipas institucionit të presidentit janë dhënë në shkelje të ligjit, dhe nuk janë respektuar aspektet e barazisë në tendera.
Derimë tani nuk ka një datë se kur mazhoranca mund të votojë për shkarkimin e presidentit, një nismë e marrë përpara pushimeve, sa kohë që është në pritje të një përgjigje nga Komisioni i Venecias, për krizën institucionale që është përfshirë vendi ynë, tashmë prej disa muajsh.
(E.K/Faxweb.al)