Nesër në orën 12:00 do të mblidhet komisioni hetimor që po merret me hetimin e shkeljeve të pretenduara nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.
Mësohet se tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikimeve Zyrtare.
Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar Metën ndërsa presidenca nukka dhënë ende një qëndrim zyrtar nëse Meta do të shkojë përpara këtij komisioni në rast se i mbërrin një ftesë.
Mësohet se ky komision ka kërkuar dhe ka marrë, informacione të detajuara nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme për krimet zgjedhore.
Kërkesa nga këto dy institucione kërkon të japin të dhënat për procedimet që lidhen me krimet zgjedhore për periudhën 1 Janar 10 Qershor 2019 si dhe për periudhën pas çdekretimit të datës 30 Qershor.
Ndërkohë që mësohet se Komisioni Parlamentar Hetimor ka hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, por që nuk është bërë publike duke marrë parasysh edhe rëndësinë që ka çështja në fjalë.
Gjatë kësaj fundjave pritet që për këtë çështje të mbërrijë në Tiranë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision faktmbledhës mbi motivet për të cilat mazhoranca sheh të arsyeshme shkarkimin e Presidentit nga detyra.