11:59 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Kreu i PR, Faton Kurti flet për situatën politike: Artisti shqiptar na ka dëmtuar. Kërkojmë ribashkim kombëtar

12:16 | 03/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kreu i PR, Faton Kurti flet për situatën politike: Artisti shqiptar na ka dëmtuar. Kërkojmë ribashkim kombëtar

Kreu i Partisë Republikane të Kosovës, Faton Kurti, i kthyer prej pak kohësh në Kosovë, pas 37-vitesh në emigrim, ka dhënë një intervistë për Fax News.

Kurti ka folur për situatën politike dhe ekonomike në Kosovë dhe në Shqipëri, duke i parë të dy vendet në ngërç, zgjidhja e të cilit vetëm bashkimi kombëtar.

Kreu i PR, Kurti ka folur gjithashtu edhe për kryeministrin Edi Rama dhe presidentin Hashim Thaçi të cilët merren me politika ditore dhe jo me problemet serioze që ka vendi. Faton Kurti, gjithashtu thotë se të dy shtetet shqiptare janë të inkriminuara.

“Si në Kosovë dhe gjithashtu në Shqipëri ne kemi një vend të kriminalizuar, të pa arsimuar. Ne sot kemi një artist, i ashtëquajtur artist, i cili ka patur vizion dhe dëshirë për t’u marrë me politikë. Si mund të merret dikush me politikë, që nuk ia ka idenë e politikës. Ne na ka dëmtuar shumë politikëbërja e keqe, jo kombëtare, populiste e Shqipërisë. Edi Rama na ka dëmtuar edhe ne.

Unë kam ikur nga Kosova, për studime, dhe kam ardhur këtu me ide të reja. Partia Republikane është relativisht e re. Në Shqipëri, pas komunizmit, lindi socializmi. Demokracinë shqiptarët nuk e njohin. Ne, si parti kemi si qëllim zhvillimin ekonomik, krijimin e vlerave, besim në zot, ligji për pronën.

Kosova na ka ne si alternativë, ndërsa Shqipëria s’ka alternativë”.

Kreu i PR, më tej shton se partia e tij dëshiron ribashkim kombëtar për zhvillimin e ekonomik të të dy vendeve.

“Politikanët e inkriminuar janë gati t’i vënë flakën vendit. Rama dhe Thaçi merren me politika ditore. Ndërsa shqetësim personal, unë kam ikjen masive të shqiptarëve. Në Kosovë, 1700 persona janë ende të zhdukur. Si fillim, ne duam të shpëtojmë Kosovën, dhe më pas Shqipërinë nga gjithçka. Ne duam ribashkim kombëtar, për zhvillim ekonomik të mirëqenë.”

(K.H/FAXWEB)

Etiketa: edi ramaFaton KurtiHashim Thacipr
Pas

Zbulohet data, kur duhet të paraqitet presidenti Meta në Komisionin Hetimor ndaj tij

Para

Shkruan “Le Courrier des Balkans”: Një memorial për lavdinë e Erdogan që nuk i rri mirë Tiranës

Para
Ngritja e memorialit turk në Tiranë/ Reagon ashpër gazetarja: Kulmi i turpit për çdo shqiptar

Shkruan "Le Courrier des Balkans": Një memorial për lavdinë e Erdogan që nuk i rri mirë Tiranës

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Trafik” në malin Everest, qindra aplinistë në radhë për të arritur në majën më të lartë në botë

Helmimi i fëmijëve në kopshtin në Gramsh, dalin rezultatet e analizave! Vezët të kontaminuara me salmonelë

Netanyahu pranon planin amerikan për armëpushim në Gaza, Hamasi shqyrton propozimin e të dërguarit të Trump

Fier/ Zbulohet dhe asgjësohet një plantacion me 1000 fidanë kanabis, në pranga 63-vjeçari

Vuçiç akuzon Perëndimin: Po hesht për ngjarjet në Kosovë

Ngërç në bisedimet e paqes, Zelensky akuza Moskës: Po mashtrojnë! Askush nuk e ka parë memorandumin që premtuan

Operacioni “Seria” në Kavajë/ Përfundon në pranga 33-vjeçari për disa vjedhje dhe posedim droge

I prenotuan të këndonin në një lokal, por në fakt lokacioni ishte tokë e zbrazët! Si u vra grupi muzikor nga karteli kriminal meksikan

Shtetet e Bashkuara duan të revokojnë vizat për studentët kinezë, rregulla më të ashpra për ata të lidhur me Partinë Komuniste. Revoltohet Pekini: Diskriminim!

Deri në 2500 euro për një pistoletë/ Zbardhen detaje nga operacioni “Puzzle”, si trafikoheshin armët nga Kosova në Shqipëri

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.