Ditën e sotme në Komisionin e Ekonomisë po diskutohen 4 prej dekreteve të presidentit Meta që i janë, mes tyre dhe dekreti për privatizimet dhe për PPP-të. Në këtë mbledhje nuk kanë munguar as debatet mes drejtuesit të Komisionit Arben Ahmetaj dhe deputetëve të opozitës së re.
Për shkak të një përplasjeje me deputetin Alban Zeneli, Ahmetaj vendosi që të ndërpriste mbledhjen e komisionit deri në vendosjen e rendit.
Për votim ka kaluar dekreti për privatizimet, që është rrëzuar me 8 vota të deputetëve të mazhorancës, ndërsa 5 deputetë të opozitës janë shprehur pro dekretit të presidentit Meta. Po ashtu me votat e deputetëve socialistë është rrëzuar dhe dekreti i presidentit për PPP-të.
Pjesë nga debati mes deputetëve:
Evis Kushi: Dekretet e presidentit janë të pabazuara. U sugjerojmë kolegëve që të mos e miratojnë. Analiza e dekretit të presidentit nuk është e thelluar. Nuk janë dy akte të ndryshme dhe të pavaruara.
Korab Lita: Unë e përshëndes vendimin e presidentit dhe ftoj dhe kolegët e opozitës që të mos bëhen palë e këtyre aferave. Them kështu edhe pse Meta ka qenë pjesë e juaja më parë dhe tani për ju nuk është më.
Ahmetaj: Nuk ka qenë me në dhe s’ke pse përgjigjesh në këtë mënyrë. Vazhdo ose..
Lita: Mua mos më ndërpre. Nuk ma mbyll dot gojën dhe atë gisht mos ma drejto ashtu
(E.K/Faxweb.al)