Organizata më e madhe në Europë për mbrojetjen e gazetarëve, Reporterët pa Kufij, kanë reaguar në lidhje me një letër që kreu i opozitës Lulzim Basha, u dërgonte anëtarëve të PD, duke përmendur disa media që duheshin bojkotuar, për shkak se sipas Bashës i bëjnë propagandë qeverisë.
“RSF” shprehet e shqetësuar për letrën e Bashës, ndërsa shton se ai po vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe dëmton besimin në media
“Reporterët pa Kufij” shprehin keqardhje të fortë se lideri i opozitës Luzlim Basha u ka bërë thirrje fshehurazi anëtarëve të partisë së tij për të bojkotuar disa media nën pretekstin se ata i shërbejnë propagandës së kryeministrit
Edi Rama. Duke vepruar kështu, Basha vë në dyshim pavarësinë e gazetarëve dhe dëmton besimin në media”, shkruan RSF.
(M.Q/Faxweb.al)