05:03 | 03/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arta Marku kërkon nisjen e hetimeve për Niko Peleshin (Dokumenti)

08:50 | 04/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Peleshi pranon dështimin e AKU-së?! Cila është nisma e parë që do të ndërmarrë në krye të Ministrisë

Kryeprokurorja Arta Marku ka kërkuar nisjen e hetimeve për ish-ministrin Niko Peleshi, lidhur me skandalin e futjes së pesticideve të ndaluar në vendin tonë, në kohën kur ai ishte në krye të Bujqësisë.

Kujtojmë se prej disa ditësh është denoncuar rihedhja në treg e “Silikon Mix”, që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit, është bërë më urdhër të paligjshëm nga ana e ish-ministrit Peleshi.

Me këtë veprim ish-ministri i bujqësisë, Niko Peleshi, nuk ka shkelur vetëm ligjin, por vlerat morale dhe mbi të gjitha ato humane.

Sipas Prokurorisë ka dyshime se Peleshi ka shpërdoruar detyrën, dhe për këtë kërkohet nisja e hetimeve ndaj tij.

Rasti i nisjes së hetimeve ndaj Peleshit, përbën një ndër iniciativat e para të Prokurorisë së Përgjithshme për hetimin e zyrtarëve të lartë. Ish-ministri i Bujqësisë, që më herët ka qenë dhe krahu i djathtë i kryeministrit Rama, kohëve të fundit është shfaqur i distancuar nga kreu i qeverisë, madje është përfolur dhe për një krisje mes tyre.

Sipas toksikologut Zihni Sulaj, insekticidi “Silikon Mix” mund të shkaktojë ndryshme të ADN-së së njeriut, ndryshime të cilat më pas shoqërohen me keqformime fizike dhe mentale tek foshnjat e sapo ardhura në jetë.

“Është një përzierje e kimikateve bashkë me shumë metale, por ingredienti aktiv është silici (SI). Është një mikroelement, i cili po të merret përmes ushqimeve depërton në inde, sidomos në indin pulmunar të mushkërive. Por gjithashtu mund të depërtojë edhe në indin inspecial të shumë organeve të tjera.

Duke u depozituar aty mund të bëhet shkak për reaksione hiperaktive, i cili në një moment të caktuar lejon rrethanat mund të prekë ADN-nën dhe ARN-nën dhe kjo të çon në degjenerim të proteinave dhe ndonjëherë bëhet bazë edhe për procese malformuese, keqformuese deri në kancer”, ka thënë toksikologu Zihni Sulaj.

Siguria ushqimore mbetet një nga problemet më serioze në vendin tonë, dhe pavarësisht ashpërsimit të masave në Kodin Penal, qytetarët ende denoncojnë raste të shumta në abuzimin me përdorimin e pesticideve.

(E.K/Faxweb.al

Etiketa: arta marku niko peleshiniko peleshiniko peleshi nen hetimniko peleshi silikon max
Pas

Kujdes! Krahas fiskalizimit, sistemi i ri do gjurmojë dhe pasuritë dhe pronat e bizneseve

Para

Trafikonin makina nga Maqedonia drejt Shqipërisë, në pranga 53-vjeçari nga Librazhdi

Para
Kakavijë/ Prangoset 30-vjeçari, akuzohet për trafikim të personave të mitur

Trafikonin makina nga Maqedonia drejt Shqipërisë, në pranga 53-vjeçari nga Librazhdi

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përditësim mbi situatën në vatrën e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane Bashkia Elbasan

Vatër e re zjarri raportohet në Lezhë në fshatin Tresh

Vendim i papritur nga kandidatja e PS-së në Fier, Maldrita Bardho heq dorë nga mandati, ia lë vendin Zegjine Çaushit

SHBA: “E papranueshme” ndërprerja e bashkëpunimit të Iranit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike

Temperatura rekord! Animacioni i NASA-s ilustron 15 ditët e tmerrit në Europë dhe në mbarë botën

Sulmi i Lautaros brenda familjes zikaltër, një lojtar i Interit pëlqen reagimin e Çalhanoglus

Spitali në Herson Goditet nga Artileria Ruse, tetë të Plagosur

Propozim global, OBSH kërkon rritje me 50% të çmimit të duhanit, alkoolit dhe pijeve me sheqer brenda 10 viteve

“Serbët nuk e duan Vuçiçin”, kriset miqësia e vjetër mes Rusisë dhe Serbisë

Hamas shprehet i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.