Giulia De Lellis, është një ndër femrat me influencë në Itali.
Ajo ka deklaruar se nuk ka lexuar asnjë libër, por sapo ka shkruar një.
Libri i parë i blogeres me titull, “Le corna stanno bene su tutto. Ma io stavo meglio senza,” (“Brirët rrinë mirë tek gjithçka. Por unë dukem më mirë pa to) u bë i famshëm pak orë pasi u lajmërua publikimi i tij në rrjetet sociale.
Shumë lexues i janë drejtuar Amazon për të prenotuar librin nga Giulia De Lellis, i cili do të dalë në treg vetëm 17 Shtatorin e ardhshëm, por falë rezervimeve të shumta tashmë është ngjitur në renditjen e librave më të shitur në Itali.
Duhet të jesh shumë i talentuar të bësh diçka mirë pa e provuar më parë. Si të shkruash një libër kur s’ke prekur kurrë një me dorë. Giulia e ndërmori këtë rrezik pasi nga njëra anë disa mezi presin të lexojnë historitë dhe sekretet që do të rrëfejë influencerja italiane. Ndjekësit e saj, që i tejkalojnë 4 milionë, janë blerës potencial, ndër të cilët, shumica s’është shumë e dhënë pas librave.
Por Giulia-s s’i interesojnë kritikat. “Jam injorante, por jo budallaqe,” thotë ajo në një ballafaqim me një nga haters-at e saj. Për fat të keq, nuk jam e dhënë pas letërsisë. Më mërzit. Kam thënë që s’kam lexuar asnjë libër, por në fakt kam lexuar dy. Bëhet fjalë për ‘The Little Prince’ nga Antoine de Saint-Exupery, që e lexova bashkë me mësuesen në fillore dhe “The Little Pink Book” nga Sonia Grispo, që më pëlqeu sepse ishte rozë dhe i vogël“, shprehet De Lellis.
Me ndihmën e ekspertëve, De Lellis tregon historinë e jetës së saj në “Le corna stanno bene su tutto,” ku vlen të përmenden detajet e ndarjes me Andrea Damante, i njohur nga “Uomini e Donne.”
“Do të tregoj një histori prekëse për mua. Shpresoj të ndihmojë ata që po kalojnë të njëjtën gjë si unë. Vendosa ta bëj pasi fola me një njeri të dashur që më këshilloi se është momenti të qaj një të vdekur që nuk e qava kurrë,” thotë ajo