Një 43-vjeçare amerikane është arrestuar në Filipine pasi dyshohet tentoi të fluturonte jashtë vendit me një foshnje 6-ditëshe në çantën e dorës.
Gruaja u kap me fëmijën në çantën e saj në Aeroportin Ndërkombëtar Ninoy Aquino në Manila mëngjesin e së mërkurës.
Sipas autoriteteve, gruaja dukej se do udhëtonte vetëm dhe ka paraqitur vetëm pasaportën e saj personale.
Por kur personeli i aeroportit inspektoi valixhen e saj, gjetën foshnjën 6-ditëshe brenda.
“Nuk kishte asnjë dokument udhëtimi të foshnjës,”- tha një zëdhënës policia.
Gruaja pretendoi se ishte tezja e foshnjës por nuk kishte asnjë provë për këtë.