Një 20-vjeçarja është arrestuar pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e I.E.V.P. Lushnjë.
20-vjeçares iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 45.1 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sattiva.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasen: D.N., 20 vjeçe, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar në ambientet e I.E.V.P. Lushnjë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 45.1 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sattiva”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprimet e mëtejshme.