16:01 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Socialistët hakmerren ndaj Metës, i rrëzojnë kandidatin për KLSH-në

11:35 | 04/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Socialistët hakmerren ndaj Metës, i rrëzojnë kandidatin për KLSH-në

Është rrëzuar në Komisionin e Ekonomisë kandidatura e propozuar nga ana e presidentit Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Petraq Milo sipas deputetëve të PS-së nuk gëzonte besimin e tyre për pozicionin e kreut të KLSH-së, ndërsa deputetët e opozitës janë shprehur pro tij.

Kandidatura e Milos është e treta që refuzohet nga ana e socialistëve, pas Bahri Shaqirit dhe gjyqtare Vitore Tusha, çka duket se do ta lërë në ngërç KLSH-në sa kohë që ka një krizë institucionale mes presidencës dhe qeverisë.

Artur Roshi ishte një nga deputetët që u shpreh pro kandidaturës së Milos në Komision.

“Më pëlqeu performanca e Milos. E kam të qartë që ju do të mbani qëndrim politik. E pamë dhe qendrimin e relatores të cilat u hodhën poshtë me shumë inteligjencë nga Milo”, u shpreh Roshi.

Ndërsa ish-ministri Arben Ahmetaj tha se PS asnjëherë nuk ka vënë përfaqësues të saj në krye të KLSH-së.

Ndërkohë që deputetja e PS-së Evis Kushi u shpreh: Para se të jap vendimin  e grupit, dua të sqaroj kolegët se ne jemi bazuar tek performanca e kandidatëve, dhe nuk ka të bëjë me asnjë qendrim politik.

(E.K/Faxweb.al)

Pas

Ish-futbollisti pagoi 5 mijë euro që ish-e dashura e tij të eliminohej nga “Big Brother”

Para

“A do të vijojnë protestat?”, Basha flet pas takimit me Kryemadhin: 2 çështjet ku jemi fokusuar

Para
Kryedemokrati kundër, Basha: Incineratorët projekt mafioz! 40 milionë euro në vit, pas së cilave qëndron Edi Rama dhe Arben Ahmetaj!

"A do të vijojnë protestat?", Basha flet pas takimit me Kryemadhin: 2 çështjet ku jemi fokusuar

Discussion about this post

 



Të Fundit

Të paktën 12 palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën sot në sulmet e reja izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu. Pesë persona vdiqën pasi avionët luftarakë izraelitë goditën një shtëpi në lagjen Al-Zarqa, në verilindje të qytetit të Gazës, tha një burim mjekësor. Një palestinez tjetër u vra në një sulm tjetër që synonte lagjen Zeitoun, në qytetin juglindor të Gazës. Një grua palestineze u vra dhe disa persona u plagosën në një sulm izraelit që synonte një tendë që strehonte persona të zhvendosur në lagjen Sheikh Radwan në të njëjtin qytet. Pesë civilë u vranë dhe disa persona mbetën të zhdukur pasi avionët luftarakë goditën një shtëpi në kampin e refugjatëve Shati, në perëndim të qytetit të Gazës. Po ashtu disa civilë, përfshirë fëmijë, u vranë dhe u plagosën në një sulm tjetër izraelit që synonte tendat që strehonin familje të zhvendosura në lagjen Al-Rimal në qytetin e Gazës. Duke refuzuar thirrjet ndërkombëtare për armëpushim, Izraeli ka ndjekur një ofensivë brutale në Gaza që nga fundi i tetorit 2023, duke vrarë rreth 58.400 palestinezë, shumica prej tyre gra dhe fëmijë. Bombardimi i pamëshirshëm ka shkatërruar enklavën dhe ka çuar në mungesë ushqimesh dhe përhapje sëmundjesh. Nëntorin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes, Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza. Izraeli përballet gjithashtu me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.

SPAK dërgon për gjykim ish-deputetin Jurgis Çyrbja, akuzohet zyrtarisht edhe për korrupsion në zgjedhje

Jep dorëheqjen kryeministri i Ukrainës

Marrëveshja për ndihmat në Gaza, ministrat e BE-së takohen sot në Bruksel

Aksioni për sigurinë ushqimore, Ministria e Bujqësisë: Fermerët s’janë fajtorë, nuk synojmë të vendosim gjoba

Tedi Blushi kërkon transparencë për ndërtimet pa leje në Tiranë: Pse shembni bujtinat në Theth dhe jo kullat në kryeqytet?

Blerja e votave me fondet për bujqësinë/ Berisha: Ja skema si u shpërndanë 44 milionë euro në kohë zgjedhore

Berisha akuza Ballukut, Maznikut, Denajt e Ibrahimajt: Përdorën 250 mln euro të bujqësisë për të blerë vota

Kryeministri shqiptar Edi Rama mbajti fjalën në ceremoninë e hapjes së “Herrenchiemsee Festspiele” në Bavari të Gjermanisë

Hasani me anëtarë të Bundestagut: Rrisim bashkëpunimin, avancojmë me objektivat e përbashkët evropianë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.