13:34 | 05/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Babale”/ Dëshmia e prokurorit Hajdarmataj: E kam takuar në 2017, më tregoi për vëllain e ministrit

14:04 | 04/09/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Babale”/ Dëshmia e prokurorit Hajdarmataj: E kam takuar në 2017, më tregoi për vëllain e ministrit

Zbardhet dëshmia që ka dhënë për çështjen “Babalja” prokurori Besim Hajdarmataj.

Gjykata refuzoi kërkesën e Prokurorisë për pyetjen e tij me dyer të mbyllura, edhe pse Hajdarmataj po dëshmitë për një periudhë ku ka mbajtur postin e rëndësishëm në organin e akuzës.

Hajdarmataj ka thënë në gjykatë se e ka takuar Babalen si kryeprokuror i Krimeve të Rënda.

“Albert Veliun  ose Babalen e kam takuar në nëntor 2017. Në një ditë të zakonshme punë, recepsioni më komunikoi se ishte dikush që kërkonte takim me mua, pasi do më tregonte diçka të rëndësishme. E prita në zyrë. Më tha se kishte dijeni se disa persona po përgatiteshin të bënin një trafik droge. Sipas tij, mes tyre kishte policë dhe vëllai i ministrit të Brendshëm të asaj kohe”, ka treguar Hajdarmataj para Gjykatës.

Gjithashtu, ish-kryeprokurori shpreher se e ka pyetur Veliun për personalitetin e tij, dhe se kishte lajmëruar SHISH për këtë çështje pasi personi i ka thënë që në rrjet kishte punonjës policie, si edhe vëllai i ministrit të Brendshëm.

“Meqë bëhej fjalë për policë të përfshirë në trafik dhe vëllain e ministrit lashë takim me një prej drejtuesve të SHISH. Të nesërmen i prezantova rastin dhe ia kërkova atyre ta merrnin si rast. Ta përdorin dhe si informator, sipas procedurës së tyre, për të hetuar nëse ka të dhëna reale për rast trafikimi. Në vijimësi kam kontaktuar me një prej drejtuesve të SHISH. Më ka thënë që nuk kishte diçka konkrete, por se po mblidhnin të dhëna dhe prova. Dua të sqaroj që përfshiva SHISH-in për shkak se SHISH ishte institucioni i vetëm që gjatë 2016-2017 na kishte informuar për rastet e trafikut të kanabisit ku ishin të përfshirë dhe punonjës policie”.

I pyetur nga avokati i Agron Xhafajt pse Veliu ishte aq i besuar sa duhet t’i drejtohej SHISH-it, Hajdarmataj u përgjigj: “Veliu më tha që dikush nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat, apo nga SHISH e kishte nxitur që të drejtohej tek unë. Nuk isha para një rasti kur duhet të ndërmerrja veprime. Ai më tha që kishte kontakt me personat që mund të kryenin trafik. Unë vlerësova se një strukturë shtetërore duhet ta analizonte situatën”.

(K.H/FAXWEB)

Etiketa: Babalebesim hajdarmataj
Pas

Ylli Rakipi dëshmon në Prokurori: Çfarë di për çështjen Babale

Para

Vodhën 4 banesa, arrestohen dy të rinjtë nga Fushë-Kruja

Para
Kultivonin dhe trafikonin bimë narkotike, arrestohen 7 persona (VIDEO)

Vodhën 4 banesa, arrestohen dy të rinjtë nga Fushë-Kruja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Largohet drejtori i Kadastrës së Vlorës, Erjon Galanxhi qëndroi vetëm tre muaj në detyrë

Dy ditë para ndeshjes me Serbinë, sulmuesi i Shqipërisë dërgohet në spital

KAS merr vendimin, vendos rinumërim të plotë të votave në Tiranë

Incizoi fshehurazi mjetet e Policisë dhe zbuloi identitetin e zyrtarit të AKI-së, dënohet me 5 vite burgim agjenti i BIA-s në Kosovë

Takimi Berisha–Schieder në Bruksel: Nevojë urgjente për mbrojtjen e demokracisë në Shqipëri, BE të veprojë për të ndalur regresin në rrugën drejt integrimit

Mblidhen në Shqipëri kryetarët e Gjykatave të Larta të Europës Qendrore dhe Lindore! Të pranishëm edhe gjyqtarë nga SHBA

“Gjë të mençur nuk do thuash”/ Spiropali përplaset me Nokën, demokrati bllokon foltore, kryeparlamentarja e përjashton nga seanca

Albana Vokshi në Kuvend: Zgjedhjet ishin një farsë, EPP e tha qartë – intimidim, abuzime dhe lidhje me krimin

Aksident automobilistik në Siros/ Përplasen dy makina, njëra kthehet përmbys

Njohja e pensioneve me Greqinë do të ndodhë brenda vitit 2030

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.