Paraditën e sotme një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Bulqizës por jo vetëm, ku një 22-vjeçar është therur në thikë në mes të qytetit nga shoku I tij.
Dyshohet se autori, Fatjon Keta është me probleme të shëndetit mendor dhe nuk dihet ende përse ka qëlluar mbi mikun e tij, por rreth një orë e gjysëm pas krimit të rëndë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të plagosjes me thikë të 21-vjeçarit.
Në Komisariatin e Policisë Bulqizë është shoqëruar për t’u marrë në pyetje edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi E.K, i cili ka qenë prezent në konflikt gjatë ndodhjes së konfliktit.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë në fotot e mëposhtme janë pamjet nga vendi i ngjarjes ku pastrami i gjakut po bëhet duke përduurur kova me ujë si duket nga qytetar apo familjarë të viktimës, ndërsa janë dhënë edhe fotot e viktimës, si dhe të autorit gjatë momentit të shoqërimit nga policia.
(F.GJ/FAXWEB.AL)