Në Shkodër ndodhet shtëpia muze e Nënë Terezës, e cila sot trajtohet si një muze pasi në vityet ’30 aty ka jetuar familja e saj dhe për disa ditë edhe ajo vetë.
Ndërkohë që nga vëzhgimi që ka bërë nga afër dhe brenda saj kamera e Fax News konstatohet mos vënia dorë mbi të, duke e lënë në një gjendje të mjeruar dhe aspak dinjitoze për një njeri të përmasave të tillë, e shpalllur shenjtëreshë nga Vatikani 3 vite më parë dhe vlerësuar me çmimin Nobel për paqen në fund të shekullit kaluar.
Muret e shtëpisë janë të çara, ka lagështirë në dimër, pavarëisht se në këto murë janë vendosur disa nga kujtimet dhe ngjarjet më të rëndësishme të jetës së saj përmes fotografive, orendive dhe sendeve personale.
Edhe pse një objekt i veçantë, shtëpia e saj në Shkodër nuk është përfshirë në guidat e vizitorëve të qytetit, duke mos marrë kështu vëmendjen që i takon nga institucionet.
Për Fax News ka folur edhe imzot George Frendo i cili ka dhënë mësazhe të forta lidhur me figurën e humanistes së madhe duke e cilësuar si një ngha personat më të rëndësishëm të shekullit XX.
“Nënë Tereza ka ndikuar shumë në shoqëri, ishte një besimtare e madhe. Asskush prej nesh nuk bëhet dot si ajo por mund të ndjekim m,ësimet dhe modelin e saj. Festa e Nënë Terezës është një ditë ku besimtarëve tanë u përçojmë mesazhin e saj dhe I thirrim për të marrë pjesë në kujtimin e saj. Ajo që ka merituar edhe çmimin Nobel për paqen, le ti lutemi asaj edhe për paqen në situatën ku ndodhemi ne sot, duke marrë si referim situatën politike e cila është tragjike, e për të mos thënë këtë fjalë është kritike”, tha imzot Frendo.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/447629342766039/
(F.GJ/FAXWEB.AL)