23:49 | 27/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Prokuroria jep detaje rreth ngjarjes tragjike në Prishtinë, arrestohen dy persona

22:13 | 05/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Prokuroria jep detaje rreth ngjarjes tragjike në Prishtinë, arrestohen dy persona

Prokurori i rastit Ilaz Beqiri në një përgjigje për KosovaPress ka thënë se dyshohet se tre persona janë përfshirë në të shtënat me armë zjarri në “Mati 1”, sot në Prishtinë.

“Dy persona janë arrestuar më herët, ndërsa edhe një person i cili ka qenë i plagosur dhe ndodhet në Klinikën Emergjente, dyshohet se ka kryer vepër penale, mund të konsiderohet i arrestuar”, ka thënë Beqiri.

Më herët Bajram Krasniqi, zyrtar për media në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar për KosovaPress se gjatë të shtënave me armë zjarri sot në lagjen “Mati 1”, një zyrtar policor ka intervenuar në arrestimin e njërit nga të dyshuarit që ka gjuajtur me armë.

Sipas Krasniqit, nuk dihet nëse i njëjti ka gjuajtur edhe me armë.

“Ka qenë kalimtar rasti, jashtë detyrës. Si kalimtar rasti ka hasur në ngjarje dhe ka intervenuar dhe njëri nga të dyshuarit, i cili ka përdorur armën e shkurtër, është arrestuar nga polici, i cili ka qenë kalimtar rasti. Nuk dihet ende nëse i njëjti ka përdorur armën”, ka thënë Krasniqi.

Ndryshe, dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri.

Dëshmitarët thanë se në konflikt ishin përfshirë dy familje, për shkak të një kontesti pronësor. Fillimisht, janë plagosur katër persona, por që më vonë dy prej tyre ndërruan jetë në QKUK nga plagët e marra.

Policia ka bërë të ditur se janë arrestuar dy persona lidhur me rastin, por nuk ka dhënë ende motivet që çuan deri te ngjarja tragjike.

Etiketa: prishtinete plagosur
Pas

U tha se po kalon pushimet me Robertin! Zbulohet personi që po shoqëron Norën në udhëtimin e saj

Para

Grida Duma paralajmëron: Ka përgjime të tjera të ministrave socialistë, keni për të parë…

Para
Grida Duma në “Natë me Xhaxhiun”/ Nga vështirësia e të bërit politikë, tek aksioni opozitar (VIDEO)

Grida Duma paralajmëron: Ka përgjime të tjera të ministrave socialistë, keni për të parë...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

Erdogan dhe Macron diskutojnë krizën në Gaza, lideri turk kërkon veprim të shpejtë global

Trump pas takimit me Ursula von der Leyen: SHBA nuk do t’i ulë tarifat ndaj BE-së poshtë 15%

‘Zjarri në Kalasë të Delvinës, serioz’, Ministria e Mbrojtjes: Zjarrfikësit dhe helikopteri ‘Black Hwak’ në ‘luftë’ për shuarjen e flakëve

Trump “pajtohet me shtetësinë palestineze”?

Tajlanda dhe Kamboxhia bien dakord për bisedime pas katër ditësh luftime

Jordania dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dërgojnë 25 ton ndihmë humanitare në Gaza nga ajri

Ndryshimet e reja të Kodit Rrugor/ Parkoi automjetin mbi trotuar, ndëshkohet me gjobë dhe procedohet 31-vjeçari në Sarandë

“Putinit po i mbaron koha, arkivolet do të grumbullohen në Rusi”, paralajmëron Austria

Papa: Nuk mund të qëndrojmë duarkryq ndërsa Gaza masakrohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.