Detaje të reja kanë dalë këtë të premte nga vrasja e të riut Arlind Pasha një ditë më parë në Bulqizë. Burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë bëjnë të ditur se autori Fatjon Keta ka deklaruar para uniformave blu se vrasjen e ka kryer me vetëdije, raporton Faxweb.al.
Megjithatë kjo është dëshmia e tij paraprake ndërsa pritet që 20 vjeçari të përgjigjet para organit të akuzës kur të dalë për t’u njohur me masën e sigurisë.
Po ashtu, mësohet se autori i ngjarjes së rëndë Fatjon Keta të mos ketë kartelë shëndetësore si i sëmurë mendor. Ai është dërguar pak kohë më parë në spitalin e Shkodrës kur është konfimuar nga ky i fundit se 20 vjeçari nuk është në kushtet e shtrimit në spital, duke e rikthyer atë sërisht në Bulqizë.
Një ditë më parë Fatjon Keta goditi me thikë bashkëmoshatarin e tij Arlind Pasha teksa ky i fundit ishte duke ecur në trotuar. Për shkak të plagës së marrë nga një goditje e vetme e thikës, ai ndërroi jetë rrugës për në spital. Vetëm 1 orë e 30 minuta pas ngjarjes 20 vjeçari Fatjon Keta u arrestuar nga policia në Lagjen e Re të Bulqizës.
Ndërkohë pas ngjarjes së rëndë, mësohet se familja e autorit është larguar nga Bulqiza pasi jetonte në të njëjtën lagje me familjen e viktimës.
(F.GJ/FAXWEB.AL)