Mbrëmjen e sotme kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi gjatë fjalës saj në pallatin e Kongreseve në 15 vjetorin e themelimit të partisë që drejton, mes të tjerave ka shpalosur edhe planin ekonomik të saj.
Kryemadhi daklaroi se LSI është angazhuar dhe do të vazhdojë ti qëndrojë aspiratave për ulje taksash dhe dhënie frymë ekonomisë shqiptare.
Ajo premtoi konkretisht taksën e sheshtë 10%, zero taksë për prodhimet bujqësore, Tvsh 6% per produktet e shportes si dhe reformimin e thellë të arsimit dhe të shëndetësisë.
Pjesë nga fjala e Kryemadhit:
Të gjithë së bashku duhet të kthejme demokracine në normalitet. Të ringreme institucionin e votës dhe t’i japim qytetarit sovranitetin për të zgjedhur. Do të realizojme atë qe tashme e kemi propozuar, vetingun e politikaneve.
Duhet të perfundojmë reformen më të rendesishme për Shqiperine, reformen në drejtesi, si nje sistem i pavarur nga politika, dhe jo vegël ne duart e saj, si nje sistem i pavarur nga politikapër të ruajtur Shtetin, Kushtetuten, Ligjin, por mbi te gjitha, të drejtat e qytetarit te thjeshtë.
Me nje sistem drejtesia te pavarur ne do kemi siguri ekonomike dhe shoqerore do te kemi besimin e investitoreve te huaj te cilet do te investojne dhe nga kjo vjen krijimi I vendeve te reja te punes te cilat krijojne mundesi per te rinjte dhe keto mundesi I japin besimin te rinjve shqiptare te ndertojne te ardhmen dhe shtepine e tyre ne shqiperi.
Ne si parti e te rinjve e kemi mision dhe oblikim kete gje. Prandaj Roli I LSI per miratimin e reformes ne drejtesi me 140 vota ishte vendimtar edhe 7 ligjet te cilat pa votat e lsi nuk do mund te kalonin, por realiteti tregoj se rilindja qe ne fillim te hartimit te saj ka punuar kunder reformes sepse nje reforme ne drejtesi e pavarur do te vendoste ne banken e te akuzuarve trafikantet e droges dhe kriminelet te cilet jane te lidhur ngusht me rilindjen dhe qeveritaret e saj.
Nje sistem drejtesie i pavarur nuk do te lejonte qe rruga e arbrit nga 160 milion euro kryeministri I Rilindjes ia con ne 360 milion euro. Rruga milot balldren nga 102 milion e faturon 340 milion euro unaza e re 20 milion kilometrik dhe kete kerkon prap ta vjedhi me firma te fallsifikuara nderkombetare dhe sërish drejtësia burgos të pamundurit, të papërkrahurin, qytetarin e thjeshtë.
Të clirojme ekonomine nga oligarkia, t’i japim frymë biznesit të vogël e te mesem, t’i kthejmë besimin që te investojnë e punesojnë sa më shumë njerëz. Ne jemi angazhuar dhe do te vazhdojme ti qendrojme aspiratave tona per ulje taksash dhe dhenie fryme ekonomise shqiptare.
Vendosje e takses se sheshte ne 10% .
TVSH 0 per prodhimet bujqesore
Tvsh 6% per produktet e shportes
Heqjen e takses se tvsh ne dogane e shume propozime te tjera te cilat ne vazhdojme tiu qendrojme dhe nuk do te rreshtim per te realizuar angazhimet tona ndaj qytetareve.
Të ristrukturojme ekonominë jo si lavatrice e parave të pista të droges e trafiqeve, por ta bazojmë atë tek prodhimi dhe sherbimet, në sektoret që kanë avantazh konkurrues dhe që krijojne punesim të mirepaguar.
Të realizojme reformen në arsim, ku te krijojme mundesi të barabarta reale për çdo të ri dhe të re per nje arsim cilesor, të lidhur me tregun e punes dhe që garanton punesim.
Të reformojme shëndetesine dhe të forcojmë shendetin publik, duke forcuar spitalet publike, dhe garantuar cilesinë e ilaçeve. Duke imponuar tolerance zero ndaj ndotjes se mjedisit dhe duke garantuar sigurinë ushqimore.
Të mbeshtesim rinine, duke mos kursyer në kthimin e besimit per të jetuar e punuar në Shqiperi. Propozime konkrete per start-up-et, biznesin e drejtuar nga të rinjte, po i pergatisim dhe do ti paraqesim së shpejti propozimin tone bashke me faturen financiare qe cdo I ri apo e re deri ne moshen 30 vjec per cdo biznes apo edhe te ardhurat e tyre financiare qe vine si rezultat I punes tyre ne biznes ,administrat , system bankar, shendetsi, bujqesi,apo cdo fushe tjeter tatimi te jete 0.
Ne duhet te hartojme politika qe ti kushtojme vemendje te rinjve dhe te rejave qe ti mbeshtesim per te qendruar ne Shqiperi. Do te ishte nder dhe perfitim I madh per shtetin shqiptar qe me mire te bej 0 taksat per te rinjte shqiptare se sa parate e tyre te harxhohen per udhetimet e luksit të enturazhit qeveritar.
Plakja e popullësisë dhe largimi i të rinjve janë alarmi ynë I madh dhe ndalimi i këtij trendi duhet konsideruar dhe trajtuar si interes kombëtar.
Prandaj shteti dhe të gjithë mekanizmat e tij, politika pa dallim dhe e bërë bashkë duhet të synojë e realizojë ndërrmarjen e politikave që kanë në themel të tyre solidaritetin dhe dimensionin social, humanizmin dhe shtetin si garant të arsimit e punësimit për të rinjtë, të shëndetësisë si shërbim ndaj qytetarëve dhe jo si përfitim të oligarkëve.
(F.GJ/FAXWEB.AL)