Një makinë është përfshirë nga flakët në Rrugën e Kombit rreth 4 kilometra pa hyrë në tunelin e Kalimashit.
Burimet për Faxweb.al bëjnë me dije se policia dhe shërbimi zjarrëfikës është nisur drejt vendit të ngjarjes, por ende nuk kanë mbërritur e për rrjedhojë nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo më keq akoma që mund të kenë mbetur brenda mjetit i cili ka qenë në lëvizje.