Një ngjarje tronditëse është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Librazhdit, ku një burrë ka masakruar me thikë për vdekje gruan e tij.
Nga vendngjarja raportohet se gruaja ndodhet në spital ku pavarësisht përpjekjeve të mjekëve nuk ka mundur të mbijetojë.
Mësohet se tragjedia nuk është mbyllur me kaq pasi burri pas ngjarjes së rëndë ka ndërmarrë aktin ekstrem duke u hedhur nga kati i shtatë i pallatit ku mendohet se banonin.
Forca të shumta policore si dhe ambulanca me staf mjekësor kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa mësohet se burri pas rënies nga kati i katërt i pallatit, ka ndërruar jetë në vend.
Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet dhe rrethanat e këtij krimi të rëndë në familje, si dhe identitetet e viktimave, ndërsa grupi hetimor po merret me grumbullimin e informacioneve për të hedhur më tepër dritë.