Pak para nisjes së spektaklit të kërcimit “Dance with me 6”, u zbulua se Robert Aliaj nuk do të jetë më pjesë e jurisë këtë sezon.
Gjithashtu u tha se Robertin do e zëvendësojë një tjetër personazh shumë i dashur për publikun aktori i njohur Gent Zenelaj.
Por mesa duket Roberti nuk është i vetmi që do largohet nga juria e spektaklit, pasi Kledi Kadiu gjithashtu nuk do jetë në juri.
“Revista Class” zbulon se në rolin e koreografes që do të gjykojë çdo performancë këtë sezon do të jetë Enada Hoxha.
Për revistën, koreografja e njohur u shpreh se është kënaqësi të rikthehesh në ekran dhe se ftesa i erdhi si surprizë.
“Është gjithmonë kënaqësi të rikthehesh në ekran, brenda një formati ku lëvrohet kërcimi dhe muzika, që janë pasionet e mia të mëdha dhe që i njoh shumë mirë. Ftesa për të qenë në juri ishte një surprizë e bukur.”
Dhe nëse nuk do të ketë ndryshime të tjera juria e ‘Dance with me’ do përbëhet nga Valbona Selimllari, Gentian Zenelaj dhe Enada Hoxha.