10:07 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Humbja e thellë/ Media franceze “masakron” lojtarët e kombëtares, Hysaj imazhi i disfatës

09:32 | 08/09/2019
në Aktualitet, Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Humbja e thellë/ Media franceze “masakron” lojtarët e kombëtares, Hysaj imazhi i disfatës

Shqipëria zhvilloi një paraqitje shumë të dobët ndaj kombëtares së Francës. Kjo disfatë nuk lë shumë diskutim ndaj edhe vlerësimet për futbollistët kuqezi nuk kanë qenë shumë të larta, përkundrazi. “France Football” i ka masakruar me notat e saj lojtarët e Shqipërisë, pasi duke marrë si maksimumin notën 10, ka vendosur vetëm një futbollist si kalues mes lojtarëve kuqezi.

Ai është Keidi Bare, i cili në ndeshjen e tij të parë zyrtare luftoi në mesfushë ndaj emrave shumë të njohur të futbollit botëror, duke merituar notën 5. Gjashtë futbollistë të tjerë kanë notën 4 (Ismajli, Gjimshiti, Mavraj, Ramadani, Abrashi dhe Uzuni), ndërsa katër futbollistë morën notën 3 (Strakosha, Hysaj, Roshi dhe Balaj).

Revista e njohur franceze ka zgjedhur Hysajn si imazhin e disfatës kuqezi. “Në mes të një mbrojtjeje shqiptare shpesh të rrethuar, ai ishte personi i cili vuajti më shumë dhe me diferencë të thellë.

Shumë pak i frymëzuar në pozicionimin e tij, në vështirësi të madhe në duele, ai dukej shumë i ngathët për të shpresuar që të provonte t’i bënte ballë kundërshtarëve kaq të shpejtë. Dhe në mënyrë logjike ai fuste ujë nga të gjitha anët, si të ishte kundër Koman, ashtu edhe kundër Grimzan, i cili e dribloi dhe e la në vend pas pushimit të ndeshjes, Lemar apo të gjithë ata që ndërmorën aventura në zonën e tij. Një ndeshje që do të mbetet padyshim në kokë, aq shumë vuajti”, shkruan “France Football”: për mbrojtësin kuqezi.

Etiketa: masakron kombetarennotat
Pas

FOTO/ “E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij”, Ramush Haradinaj ndan lajmin e hidhur

Para

Kapet në flagrancë 33-vjeçari shqiptar duke shitur kokainë, fundoset pas kontrollit në banesë

Para
Kapet në flagrancë 33-vjeçari shqiptar duke shitur kokainë, fundoset pas kontrollit në banesë

Kapet në flagrancë 33-vjeçari shqiptar duke shitur kokainë, fundoset pas kontrollit në banesë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Rrjeti i Merimangës”, Ukraina godet bazat ajrore të Rusisë në një operacion të guximshëm ushtarak

Asnjë kandidaturë zyrtare për drejtimin e BKH, afati mbyllet më 6 qershor

Digjen dy automjete në Maliq, dyshime për zjarrvënie të qëllimshme

Shisnin kanabis në doza, arrestohen burrë e grua në Korçë! Në pranga edhe bashkëpunëtori i tyre

Kosovë/ Tentohet për herë të 25-të për konstituimin e Kuvendit

Era e VPN-ve në Shqipëri, si po rriten shikimet e videove në TikTok! Pse rrjeti social mbetet kaq i përdorur

Operacioni “Next” në Korçë/Arrestohen tre persona për shitje të lëndëve narkotike, mes tyre një çift bashkëshortësh

Qirinj dhe lule në vendin ku humbën jetën dy adoleshentët në Vlorë

Një ditë para provimit të parë të Maturës Shtetërore, Manastirliu ndan informacionin e rëndësishëm për maturantët

EMRI/ I shpallur në kërkim për llogari të Kosovës, arrestohet i riu nga Tepelena

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.