Në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Presidenti Meta foli një informacion sekret dhe të klasifikuar, që mori një ditë para se të shfuqizonte 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.
Meta u shpreH se përmes burimeve, ai ishte njohur mbi një skenar për destabilizimin e vendit në protestën e opozitës të datës 8 Qershor, ku nuk mungonte as hipoteza për djegien e Kuvendit.
“Presidenti për shkak të detyrës së tij ka pasur informacione të mjaftueshme si në rrugë zyrtare dhe shtetërore, edhe përmes burimeve të tjera për përpjekje për të organizuar akte destabilizimi në vend. Në mënyrë të vecantë në datën 7 qershor një ditë para se presidenti të bënte publik vendimin për shfuqizimin e datës 30 qershor ka marrë një informacion që është sekret dhe i klasifikuar, nëse komisioni do të njihet mund të ndodhë, pasi të merrej leja dhe te verifikohen certifikatat e sigurisë të anëtarëve të komisionit. Me pak fjalë, ky informacion bënte të qartë që persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e opozitës më 8 qershor, edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë”, tha Meta.
“Ky ishte informacion i besueshëm, po të kishe parasysh pasojat nga këto protesta e konfrontime, i keni parasysh deklarartat e ministrisë së brendshme për shumë policë të plagosur, duke e kombinuar këtë informacion mora ate vendim.
Një ngjarje e cila mund të prodhonte pasoja për jetën e qytetarëve dhe shkatërrim të imazhit të vendit tonë që me aq ngjarje që ishin bërë deri në atë moment ishte shkatërruar. Historia e vendit tonë për fat të keq nga 2 prilli e deri në 21 janar është plot me ngjarje të tilla të hidhura ku përmes protestave e gjatë protestave kemi pasur viktima dhe isha i bindur se ishte detyra ime që të bëja gjithcka që në datën 8 qershor të evitohej në mënyrë të padiskutueshme një ngjarje e tillë e të krijoja mundësi për një dritare e reflektim midis palëve sikurse e thotë edhe qartë raporti i OSBE-ODIHR pra gjithcka ishte antagonizëm i përbashkët i dy palëve që dëmtonte dhe cënonte integritetin e zgjedhjeve në Shqipëri.
Antagonizëm do të thotë armiqësi, kështu që në këto kushte, kjo do të ishte një goditje shumë e fortë jo thjesht për zgjedhjet e 30 qershorit, por kthim i madh mbrapa per vendin. Të dyja palët kishin dhënë shembull të shkëlqyer për të ecur përpara në rrugën e konfliktit pa marre pergjegjesite e asaj qe mund te ndodhte. Jam i detyruar të shoh interesin kombëtar të vendit si president”, deklaroi Meta.
Ulsi Manja: Gjatë fjalës suaj ju referuat disa herë situatës së rëndë të sigurisë kushtetuese dhe rendit publik, si arsye kryesore, që ju cuan në shfuqizim dhe datës 8 qershor të protestës së opozitës. Do digjej Kuvendi? Por kushtetuta ka zgjidhje. Iu referohet masave të jashtëzakonshme. Nëse ju i konsideronit informacione të besueshme për destabilizim, deri në përplasje civile, a tentuar që me këtë argument ti ulnit palët para se të firmosnit?
Ilir Meta: Ky informacion, është vlerësuar kritik se përputhej me shumë paralajmërime publike dhe jo për atë se cfarë mund të ndodhte në protestën e 8 qershorit, në vecanti te kuvendi dhe ekipi i këshillit të sigurisë kombëtare që ka edhe informacione gjykoi se situata ishte emergjente.
Nëse do të isha më i përgatitur do ta nxirrja në atë ditë dekretin, vendosëm për të bërë publik si njoftim në nisje të protestës këtë vendim me shpresë për të qetësuar dhe parandaluar cdo përshkallëzim të situatës dhe shmangur drejtimin e protestuesve drejt Kuvendit.
Ky ka qenë edhe paralajmërimi im për Bashën kur e kam marrë në telefon sa nisi protesta dhe kur u nisën protestues drejt Kuvendit, dhe kam bërë thirrje publike që protestuesit të shpërndahen, mesazhi ishte i qartë për Bashën dhe të terët se nëse do të ndodheshin aty përgjegjësia do të ishte ekskluzive e tyre se ishin paralajmëruar që më parë.
(E.K/Faxweb.al)