Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta, ishte për të dëshmuar para deputetëve të kuvendit për rrëzimin e dekretit për zgjedhjet e 30 Qershorit.
Mbledhja drejtohej nga kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ndërkohë që të pranishëm ishin deputetë të maxhoerancës dhe të opozitës. Kreu i shtetit shoqërohej në këtë mbledhje nga 3 këshilltarë: Këshilltari për Sigurinë, Bahri Shaqiri; Keshilltari Ligjor, Bledi Dervishaj dhe Keshilltari për Mediat, Tedi Blushi, ka mbërritur në këmbë në Kryesinë e Kuvendit.
Ndërkaq mbajtja e mbledhjes nuk ka kaluar pa komente edhe në rrjetet sociale. Piktori Avni Delvina, në një grafikë të publikuar në Facebook, ka ironizuar kryetarin e komisionit Ulsi Manjën, i cili shihet i veshur më ngjyrën e Rilindjes, ndërkohë që ka një WC si mikrofon para gojës.
Kujtojmë se në mbledhjen e sotme në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, Presidenti Meta foli një informacion sekret dhe të klasifikuar, që mori një ditë para se të shfuqizonte 30 qershorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve lokale në vend.
Meta u shpreh se përmes burimeve, ai ishte njohur mbi një skenar për destabilizimin e vendit në protestën e opozitës të datës 8 Qershor, ku nuk mungonte as hipoteza për djegien e Kuvendit.
(M.Q/Faxweb.al)