Përleshje e egër midis të rinjve shqiptar dhe grekë në portin e Selanikut.
Një përleshje e egër ka ndodhur pak më parë në skelën “A” të portit të Selanikut. Siç raportojnë media vendase, dy grupe të rinjsh, një i përbërë nga pakistanezë dhe algjerianë dhe tjetri grekë dhe shqiptarë, u përfshinë në këtë përleshje.
Disa persona u plagosën lehtë nga përplasja, ndërsa një u godit me thikë në shpinë dhe u dërgua me ambulancë në spitalin AHEBA, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Vlen të përmendet se në pjesën më të madhe të episodit personat ishin të mitur.
(F.GJ/FAXWEB.AL)