Gazetari Artur Çani ka bërë një thirrje rrenqethëse ndfaj të rinjve shqiptarë për të cilët tha se janë e vetmja shpresë për ta bërë Shqipërinë një vend normal dhe të jetushëm për të gjithë.
Çani tha se është koha e tyre dhe duhet ta bëjnë tani, duke ulëritur për të drejtat e tyre dhe ta bashkombasve të tyre, sepse vetëm nga vendosmëria e të rinjve tha ai gjatë një interviste në Televizionin Fax News, kanë frikë dhe të dridhura politikanët dhe qeveritarët.
“Jemi mësuar të dëgjojmë se “mund të largojmë Ramën, por kush mund të vij, Basha? Apo Kryemadhi? Mos do të kthjejmë sërish Berishën?”.Dhe ka një variant tjetër të njerëzve që thonë: “ky vend nuk bëhet”. Unë nuk mendoj se Shqipërinë do ta bëjmë edhe ne, kërkesën time sot e kam ndaj të rinjve, jo ndaj të rinjve që kanë lidur pleq, jo ndaj të rinjve të pjerdhur, jo ndaj të rinjve që u përzien me lëvizjen “Mjaft”, por ndaj atyre të rinjve që iu zien diçka brenda. U them rrebelohuni, bëjeni tani dhe menjëherë, me një ulërimë që të na rrenqeth të gjithëve, një ulëriumë që të dridhërojë qeverisjen, një ulërimë që të zgjojë edhe të tjerët, intelektualët dhe sindikatat. Ulërini ju më të rinjtë e mi, ju që keni fuqinë për të ulëritur, të befasoni të fjeturit dhe të përkëdhelurit.
Vetëm duke luftuar fort ju mund ta thyeni këtë rend, të shkatërroni diferencën me lajmet e rreme të mediave të blera dhe të përdhosura. Po nuk u ngritët ju, po nuk ulëritët ju, ne nuk mbajmë më, e keni ju në dorë. Ti jepni zë edhe atyre që nuk janë më që kanë ikur nga kjo botë duke dhënë jetën për lirinë, për demokracinë më vonë, për ata njerëz që besuan. Zëri juaj duhet të jetë edhe për ta. Duhet të ketë një ulërimë korale ku t’i fusni të gjithë, gra, vajza, pleq, burra, fëmijë, çdo nënshtetas duhet të jetë objekt dhe subjekt i ulërimës tuaj. Që janë qytetar dhe jo nënshtetas, që janë subjekte dhe jo objekte të këtyre politikanëve që i kanë nështruar.
Do të jetë një ulërimë e fortë që të shkund vlerat e Rilindjes, jo këtë të pjerdhurën e këtyre, por të atyre që ndërtuan dhe jemi këtu falë tyre. Të ushëtijë fort dhe pa frikë, sikur ka ushëtirë në ’90 nga studentët që hapi zemrat e tërë shqiptarëve. Sa do të doja që të isha edhe unë njëri prej jush, por nuk e kemi më këtë të drejtë, e keni ju këtë përgjegjësi, po nuk e bëtë ju, nuk bëhet më. E ardhmja bëhet nga ju pa skorje të distancuar nga baballarët që jemi në që nuk dalim dot më nga kjo zhytje. Keni ato mjete që në ’90 s që imagjinoheshin
Nuk ju duhen financat, por vetëm vullneti juaj. Ju siguroj se sado të fortë të duken janë të mbaruar. Shqipëria është akoma vend i bukur dhe ka akoma njerëz të mirë. Jo të gjithë shqiptarët kanë ikur dhe janë dorëzuar. Ju siguroj se edhe një pjesë e atyre që kanë ikur kokën e kanë mbrapa”, tha Çani në Fax News.
https://www.facebook.com/faxweb.al/videos/748846665540822/
(F.GJ/FAXWEB.AL)