Paskal Milo është takuar me presidentin Meta ku ky i fundit i ka kërkuar që të ndërmjetësojë për krizën tek kryeministri Rama.
I ftuar në studion e “Open”, Milo tha se komunikimi i tij me kryeministrin e vendit nuk është më ai që ka qenë.
Nisur nga kjo Milo sqaroi se ai nuk e mori përsipër atë që Meta i ka kërkuar, por që është i gatshëm ta bëjë atë institucionalisht.
Meta e përmendi sot gjatë Komisionit Hetimor emrin e Paskal Milos për të ndërmjetësuar per krizën tek kryeministri Edi Rama.