Këshilltari i Presidentit, Tedi Blushi i është përgjigjur interesit të opinionit publik por jo vetëm, lidhur me dokumentin që përmendi Ilir Meta në Komisionin e Posaçëm për shkarkimin e tij me të cilin provohet se rrezikohej të digjej Parlamenti gjatë protestës së opozitës.
Blushi shprehet se ai dokument ekziston dhe është i vërtetë, por nuk nguron të ironizojë Alfred Pezën i cili në një studio televizive u mundua ta përgënjeshtronte Presidentin.
“I pavërtetë është premtimi për binjakëzimin e Lazios me Peqinin, por jo që ekziston një raport i një institucioni të lartë të sigurisë kombëtare që paralajmëronte rrezikun e djegies së Parlamentit.
Ndryshe nga mungesa e një kontrate për binjakëzimin Lazio-Peqini, dokumenti që informon Presidentin për rrezikun e djegies së Parlamentit EKZISTON dhe është I VËRTETË”, shkruan Blushi.
(F.GJ/FAXWEB.AL)