11:51 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pas Kajmakut dhe Pjetrit, Prokuroria kërkon hetim për kryebashkiakun e radhës

11:00 | 10/09/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Denoncim/ Aksidentohet sekretari i Ramës. Policia fsheh ngjarjen, ka dhe viktima

Partia Demokratike ka kërkuar verifikim për kreun e Bashkisë së Vaut të Dejës, Mark Babani. Sipas PD-së Babani ka fshehur dënime të marra në Itali dhe në Maqedoni si dhe ka ndërruar tre identitete.

“Është i ndaluar/ dënuar/ dëbuar në Itali dhe Maqedoni. Ka fshehur edhe 3 identete të tjera”, njofton PD.

Në këtë mënyrë Babani bëhet kryebashkiaku i tretë që do të duhet të kalojë në sitën e verifikimit nga ana e prokurorisë pas denoncimeve të bëra nga PD.

Më herët PD ka denoncuar Valdrin Pjetrin, i cili dha dorëheqjen nga kreu i bashkisë së Shkodrës, dhe më pas Agim Kajmakun, që ende është nën hetim nga ana e prokurorisë, dhe nuk dihet ende nëse do ta drejtojë më tej Bashkinë e Vorës.

Deklarata e PD-së: 

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Mark Babanit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Verout. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- thuhet në shkresën e Partisë Demokratike, ku zbulohet edhe një detaj tjetër, që ngre dyshime të arsyeshme se mark Babani i Bashkisë së Vaut të Dejës ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vorës, nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:
1. Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965
2. Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967
3. Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”-

Në kërkesën për verifikimin e Mark Babanit nga Prokuroria,e shpoqëruar me firmat e 500 qytetarëve, Partia Demokratike vë në dukje se pret një verifikim dhe reagim të shpejtë nga Prokuroria, për shkak të interesit të lartë që çështja paraqet.

(E.K/Faxweb.al)

Etiketa: babani dekriminalizimibabani me 3 emramark babani
Pas

VIDEO/ “Po sëmuremi nga krimbat”, banorët ngrihen në prostestë për mungesën e ujit: Do të bllokojmë shkollën

Para

Me vare dhe sharra elektrike, forcat speciale gjermane aksion kundër mafias shqiptare. Arrestohen 8 (FOTO)

Para
Me vare dhe sharra elektrike, forcat speciale gjermane aksion kundër mafias shqiptare. Arrestohen 8 (FOTO)

Me vare dhe sharra elektrike, forcat speciale gjermane aksion kundër mafias shqiptare. Arrestohen 8 (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Paralajmëron kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Gjyqi për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Piramidë mashtrimi!

Trafik droge në kuadër të organizatës kriminale! Arrestohet 20-vjeçari nga Ballshi, i dënuar nga drejtësia italiane

Gjyqi për aferën “Partizani”! Gjyqtarja Ulliri kërkon dorëheqjen: Jam kushërirë me deputeten e PD, Andia Ulliri

Protestat e studentëve vijojnë në Beograd dhe qytete të tjera, policia hoqi të gjitha bllokadat gjatë natës

Dosja Partizani, shtyhet gjyqi në GJKKO për Berishën dhe Malltezin. Seanca e radhës më 21 korrik

Dyshime për shkelje të barazisë në tendera, kreu i KPP Jonaid Myzyri paraqitet në SPAK

Trafik mjetesh lundruese në detin Jon, arrestohet 23-vjeçari në Sarandë

Merr flakë makina në Rrugën e Arbrit, shpëtojnë mrekullisht pasagjerët

Qendra e propagandës së Putinit në Berlin? Qeveria gjermane paguan taksë 70 mijë euro në vit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.